24 Gusht 2019

A mundet politika e Kosovës të shënojë pikën e kthesës

Shkruar nga Bahri Bivolaku

Si mund të bëjnë gjërat e vogla ndryshime të mëdha. A mundemi që politikat që stolisin gjendjen të zëvendësohen me politikat që ndryshojnë gjendjen.

- Si do të duket një qeverisje e mirë, pak e kushtueshme e shumë vizionare. Konsideroj se kjo është fusha e politikës e cila tek qytetari duhet të arrijë në vend të klithjeve diletanteske si ofertë politike.

- Si fruthi apo fenomeni i hapjes së lajmit gojë pas goje, duhet të arrijë lajmi se ne kemi qëllimin e shënimit të PIKËS SË KTHESËS , për Kosovën.

Nju Yorku Lindor në vitet 1980-1990 ishte i mbushur nga e keqja, krimi, droga, korrupsioni, amoraliteti, dhuna, vozitja e shfrenuar...

- Pika e kthesës ndodhi dhe ndryshoi jeta e qytetarëve. Ekonomistët thonë se në shënimin e pikës së kthesës, pos strategjisë së policisë e drejtësisë, efekt të madh pati përmirësimi në ekonominë e qytetit, efektin e punësimit të te rinjve që përndryshe do kishin ecur në rrugët si kishin vepruar moshatarët para pikës së kthesës. - Motivuar nga libri i Malcolm Gladwel -"Pika e Kthesës"

Në Ballkan në kohën e ekzistencës së multikularizmit veç përplasjeve nacionale ka edhe përplasje të qytetërimeve.

Mbase, në betejën e kësaj përplasje janë qytetërimi Perëndimor, Sllav- Ortodoks dhe Islamist. E vështirë që në Ballkan të vendoset qartazi kufiri territorial në mes këtyre qytetërimeve.

Në Tiranë, Prishtinë e Shkup ,mbase, duhet të artikulohet e shënohet si PIKA E KTHESËS në ridefinimin Perëndimor të qytetërimit.

Pse?

Në vitet e '90 ta ishte më i lehtë veprimi politik, pasi qartazi ishim të identifikuar me qytetërimin Perëndimor dhe se përballë kishim ate Sllav-Ortodoks. Sot nuk mund të heshtim karshi tendencës së jetesës edhe të një qytetërimi tjetër tek ne....

Qytetërimi Perëndimor krijon hapësirë të tolerancës e multikularizmit dhe bindjes së lirë fetare brenda normës së precizuar ligjore. Në qytetërimet tjera është e vështirë ta gjesh!

Mesazhet politike në vend të propagandës së shekullit nëntëmbëdhjetë


Irituese kumtesat, postimet e partive politike. Në to nuk gjen porosinë politike, nuk gjen artikulim të qartë të idesë apo mendimit. Gjen shablone me klithje e brohoritje, të cilat nuk u bëjnë nder as atyre që iu adresohen.

 Thonë se propaganda gjendet më pranë indokrinimit sesa arsimimit në kuptimin se ajo kërkon të NGULITË idetë, kauzat e jo t'i SHPJEGOJ ,a argumentoj ato.

Me këtë ecje në ajër, propaganda krijon shtypin partizan. Ne, bëhemi shoqëri partizanësh e fanatikësh duke u larguar nga realja. Me propagandë mbase edhe po hyjm në procesin zgjedhor!

Konceptin që mbanë pavarësinë pa qenë arrogantë, të bindshëm, por pa qenë servilë.

Ecjes e jo vrapit, pasi duke kërkuar në vrap e humbim këtë të fituar me gjak.

Kjo shoqëri më nuk toleron që politika e vrapit të krijojë qytetarë të turrit!

Në politikën e Kosovës, karshi aktualitetit ekzistues i duhet Koalicioni i Politikës së Re. Koalicion i cili promovon idenë e arritjes së PAQES DEMOKRATIKE në rajon, dhe e cila i shërben maksimës së zgjerimit demokratik të shteteve të përfshira në NATO dhe BE. Politika e tillë, nënkupton besimin reciprocitetin dhe sundimin e ligjit, ngjashëm me modelin e ekzistencës së shteteve Skandinave.

Në planin e brendshëm promovon politika që lidhen me nevojat e të gjithë qytetarëve në bazë të parimit që lidhet me idealet si seleksionues i këtyre nevojave. Me këtë koalicion, tranzicioni i stërgjatur duhet të përfundojë si koncept në mënyrën e të bërit politik. Është koha për politika që e konsolidojnë shtetin dhe demokracinë. Fitimi i betejës për një qeverisje të mirë e të ndërgjegjshme na rikthen në shtratin e orientimit pro Perëndimor ballëhapur. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 gusht 2019

- Grupi i çiklistëve të Lëvizjes Vetëvendosje! organizojnë kampanjën "Lëvizim". (Nisja bëhet nga sheshi “Zahir Pajaziti” Prishtinë, ora 10:00)

- Vazhdon dita e pestë e edicionit e nëntë të festivalit të Arteve dhe kulturës Tradicionale Etnofest. (Etnkokompleksi në fshatin Kukaj, ora 10:30)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban mbledhjen e Kryesisë. (Selia e LDK-së, ora 11:00)

- Ne dita e pestë e edicionit e nëntë të festivalit të Arteve dhe kulturës Tradicionale Etnofest organizohet programi për fëmijë i shoqëruar nga koncerit dhe sfilata me kostume tradiconale. (Etnkokompleksi në fshatin Kukaj, ora 16:00)

- Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Kosovafilmi në bashkëpunim me Drejtorinë e Kulturës të Komunës së Prishtinës organizojnë ditët e filmit në kujtim të Faruk Begollit për të kujtuar dhe nderuar veprën e aktorit me shfaqjen e filmit Kur Pranvera Vonohet. (Kinema Cineplexx, ora 20:00)