28 Mars 2024

A do t'i kërkojë Isa Mustafa ambasadës amerikane të tërheqë deklaratën e 26 dhjetorit

 Shkruar nga Ragip Rugova

Kanë filluar t'i humbasin nervat këta të LDK-s. Natyrisht, me humbje tereni nën këmbë për lojë të ndyrë që kan bërë dhe vazhdojnë të bëjnë, ka filluar t'u ikën edhe durimi.

Dhe mu ashtu si u shkon me profil me të cilin vite me rradhë i njeh publiku, tinëzarë dhe vet të pa besë sado që nuk rreshtin së kërkuari nga të tjerët t'u besojnë, ashtu si verbërisht u beson një pjesë e elektoratit të tyre por që nga vdekja e të madhit Ibrahim Rugova kurrsesi t'ua sigurojë një fitore dinjitoze.

Ndërkaq edhe këta që kanë pas vetës në rrudhje e sipër nga zgjedhjet në zgjedhje, duke qenë në gjendje neuroze të presionit që po u vien nga të gjitha anët për të marrë pjesë në qeveri me LV-n ashtu si u ka hije burrave dhe burrëreshave, këta në vend të parimësisë, transparencës dhe fer qasjës në sajim të marrveshjës, në vend të hapjës dhe burrërisë, dhe mu ashtu si dinë më së mirë kanë filluar të godasin nëpër rrjete sociale e gjetiu me reagime të shpejta dhe tinëzare, duke i shlyer ato si zuzarë pak minuta pas postimit.

I bëjnë nga profile falso, me emra të shpifur, bombastik dhe përplot patriotizëm patetik, të stërmbushur me flamujë të SHBA-ve të bërë bashk më atë kombëtar shqiptarë.

Nga profile add hock  të krijuara për të intensifikuar propagandën shfajsuese për vetën nga ajo që tanimë ka marrë dhenë sa i përket përgjegjësisë që kan për bllokadë, dhe asaj që tashmë ka marrë drejtimin e vet sa i përket zhbllokimit, sa që veç sa nuk klithin: Hi fjalë ka dole!

Si të dalin nga rruga njëkahëshe në të cilën janë futur me zotim manipulues se do të bëjnë marrëveshje bashkqeverisëse me LV! "Zotim" ky që bënë për të mobilizuar elektoratin e tyre në shkapërderdhje e sipër, të cilin - pjesërisht, ia dolën të ndalin nga ikja me zotim për bashkëqeverisje me LV-n duke marrë kështu erë në krih të vet nga stuhia e pakënaqësisë publike në rritje e sipër që bëhej gadi të mbështesë Vetvendosje!

Për të qenë më të bindshëm në këtë manipulim lëdëklika pa skrupulla keqpërdori një emër dhe një personalitet të pastër ndër radhë të veta, atë të zonjës Vjosa Osmani, e cila u shërbeu si karem elektoral dhe të cilën tani janë duke e lëshuar rrjedhës lumit deri në zbehje dhe tretje të plotë politike.

Kurse  plani nën plaf të manipulimit të madh me zgjedhje ishte që në një deja vue manovër tashmë të mirënjohur, me arsyetimin tashmë të mësuar përmendësh edhe nga fëmijët, që, "si parti institucionaliste dhe për hirë të debllokim të proqeseve", në pesë minuta para orës 12 t'i kthehet "dashurisë" së vjetër me të cilën në vt 2014 kishin hyrë në një inqah të presidencave rotative në stilin 'her ti e her unë'...

Dhe jo vetëm kaq!

Mjeshtrit të manipulimit dhe të lojës në krye të lëdëklikës, i cili me aftësi të veta ndrroi sisteme dhe regjime qe  dyzet vite me rradhë, kësaj radhe duket i kan humbur fijet e lojës nga duart që së fundmi dridhën me të madhe.

Mjeshtri bëri ç'bëri, dhe erdhi ku erdhi... Por në një i doli hesapi huq. Mjeshtrit nuk i shkoi as e bija e mendjës se Miku i Madh përtej oqeanit, Ai në emër të të cilin bën be ditë e natë, dhe nga flamuri i të cilit nuk ndahet më sa mejti nga qefini, është stërngopur me keqqeverisje të këtij vendi ku mori pjesë edhe Mjeshtri dora vet.

Nuk ia mori mendja se Miku i Madh ishte i sinqertë kur tërthorazi  thoshte se do të dëshironte të shihte një tjetër timonier në krye të këtij vendi të lodhur për vdekje nga pëdëlëdëklikat. As pas vizitës së djeshme që i bëri.

Mjeshtri nuk përmbante hutinë e përzier me mllef që e kishte kapluar nga mesazhi të cilin përfaqësuesi i Mikut të Madh ia tha ndër sy, dhe që më pastaj edhe e bëri publik:

"Ambasada e SHBA në Prishtinë pret që sa më shpejt të  formohet qeveria...", dhe, tutje, se "nuk ka çfarë t'i shtojë deklaratës së 26 dhjetorit 2019". Kurse deklarata është pamëshirshëm dhe 'tmerrsisht', për LDK-ën dhe për secilin, e qartë:

"Ne përshëndesim konstituimin e kuvendit...", dhe, tutje, "urojmë emrimin e z. Glauk Konjufca për kryetar të kuvendit"!

Me kërkesë që t'i kthehet posti i kryetarit të kuvendit si kusht për debllokim të pat pozicionit, mos vallë do t'i kërkojë Mjeshtri edhe Mikut të Madhë të tërheqë deklaratën e 26 dhjetorit?!

Rruga tashmë është trasur plako. Var qafën dhe grahi krroçit!



Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)