20 Maj 2022

58 vjet më parë traktati Elysee vulosi pajtimin Franko - Gjerman - Një burim frymëzimi për Serbinë dhe Kosovën

Shkruar nga Marie Christine Butel dhe Jorn Rohde

Më 22 janar 2022, ne festojmë përvjetorin e traktatit Elysée midis Francës dhe Gjermanisë, si gur themeli i pajtimit dhe paqes së sotme franko-gjermane, pasi dy vendet tona kishin qenë në luftë tre herë brenda 70 vjetëve – luftëra që shkaktuan miliona vdekje nga të dyja anët.

Më pak se 20 vjet pas Luftës së Dytë Botërore, udhëheqësit politikë francezë dhe gjermanë – nën udhëheqjen e Presidentit De Gaulle dhe Kancelarit Adenauer - treguan një përkushtim të palodhshëm për të mbyllur faqen më të errët të historisë së tyre të përbashkët dhe nënshkruarnnjë traktat i orientuar vendosmêrisht drejt së ardhmes, duke u fokusuar në një të ardhme më të mirë të përbashkët për brezat e ardhshëm.

Ky traktat mundësoi për shembull themelimin e Zyrës së Rinisë Franko-Gjermane (OFAJ / DFJW). Traktati i Elysée-së vuri gjithashtu themelet e partneritetit të ngushtë franko-gjerman dhe projektit evropian që ne kemi ndërtuar së bashku me miqtë tanë evropianë që nga viti 1951.

Kjo na mundësoi të garantonim një paqe të qëndrueshme dhe një prosperitet të përbashkët brenda Evropës. Paqja dhe prosperiteti lindën nga vullneti i pushtetarëve dhe popujve të Evropës për të tejkaluar tragjeditë e fundit të historisë sonë.

Sot gjejmë frymëzim në historinë e Francës dhe Gjermanisë dhe në pajtimin e suksesshëm të popujve tanë edhe për angazhimin tonë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor.

Të aspirosh për anëtarësim në Bashkimin Evropian do të thotë gjithashtu të integrosh këtë dimension të ndërtimit evropian. Bashkimi Evropian nuk do të mund të ishte ndërtuar pa vullnetin e popujve për të jetuar së bashku.

Ky është frymëzimi për mbështetjen tonë të vazhdueshme në favor të Zyrës Rajonale të Bashkëpunimit Rinor (RYCO) në Ballkanin Perëndimor.

Për të tashmen dhe të ardhmen, është thelbësore që të rinjtë të njihen me njëri-tjetrin, që klishetë dhe paragjykimet aktuale të dekonstruktohen dhe që të rinjtë e të gjitha prejardhjeve të përvetësojnë shijen dhe zakonin e shkëmbimit, bisedës me njëri-tjetrin, punës së bashku, duke jetuar kështu së bashku në këtë rajon në zemër të Evropës.

Ky frymëzim është edhe arsyeja pse ne kemi mbështetur integrimin rajonal në Ballkanin Perëndimor, për shembull, përmes zbatimit të tregut të përbashkët rajonal, Procesit të Berlinit dhe zotimeve të miratuara në Sofje.

Bashkëpunimi rajonal është thelbësor për rritjen ekonomike të rajonit, e cila është thelbësore për të garantuar stabilitetin afatgjatë dhe për t'u ofruar të rinjve perspektiva dhe mundësi në këtë rajon.

Ky integrim rajonal është, siç e dimë ne francezët dhe gjermanët, njekohësisht një arsye dhe një përfitim i pajtimit. Është një rreth virtuoz që fillon sapo të jenë hedhur hapat e parë – të vështirë.

Prandaj, jemi të bindur se do të ishte gabim të mendohet se status quo-ja aktuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është e mirë për këdo. Është një sklerozë dhe një pengesë për zhvillimin e të dy vendeve, një rrezik jostabiliteti për rajonin dhe për Evropën në tërësi.

Kosova dhe Serbia janë Evropë, Ballkani Perëndimor është në zemër të saj. Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare të tij, në ballë të të cilave janë Franca dhe Gjermania, ofrojnë mbështetje të fuqishme për Kosovën dhe Serbinë, të cilat janë të destinuara të integrohen në Bashkimin tonë.

Kështu që sot ftojmë Kosovën dhe Serbinë që të marrin këtë frymëzim për t'u angazhuar plotësisht në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe Përfaqësuesi i Posaçëm, Miroslav Lajčák. Kjo është rruga më e mirë drejt paqes, prosperitetit dhe drejt BE-së.

Pikërisht në këtë dialog duhet të bëhen propozime konstruktive, të cilat ruajnë të ardhmen dhe interesat reciproke të të dy vendeve, si dhe të qytetarëve të të dyja vendeve. Sepse, përmes këtij dialogu mund të ndërtohet besimi me respekt për njëri-tjetrin dhe për marrëveshjet e kaluara dhe të ardhshme.

Franca dhe Gjermania do të vazhdojnë të jenë aty për të mbështetur dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe të gjitha reformat që i afrojnë të dyja vendet drejt integrimit evropian, në të mirë të demokracisë dhe të gjithë qytetarëve evropianë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 maj 2022

- Për herë të parë në Kosovë organizohet Dita Internacionale të Burimeve Njerëzore. (Amfiteatri i Fakultetit Ekonomik,  ora 9:30)

 - Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti diskuton rreth performances së përgjithshme të Kosovës në fushën e energjisë elektrike ne raport me kërkesat e Komunitetit të Energjisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, znj.Vjosa Osmani Sadriu, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj marrin pjesë në ceremonisë së betimit  të ushtarëve të rijnë  FSK-së. (Kazerma e Komandës dhe Doktrinës në Ferizaj, ora 10:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ambasadoren e Greqisë, Heleni Vakali. (Kabineti i kryetarit, ora 10:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim Komisionin e Venecias për Vetting. (Kabineti i kryetarit, ora 11:15 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimeve)

- Në shënim të përvjetorit të masakrës së Dubravës, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu së bashku me studente nga Universiteti i Prishtinës, zhvillon një vizitë në Dubravë. (Dubravë, ora 11:30)

- Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës organizon protestë. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 13:00)

- Në kuadër të Ditëve të Gjuhës Gjermane organizohet piknik me poezi. (Pakru i qytetit të Prishtinës, ora 15:00)

- Në vazhdën e aktivitete për promovimin e lëvizjes së lirë nëpër Kryeqytet, Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me “Qendra Marrëdhënie” në Tiranë, organizojnë aktivitetin “Festë n ‘ Rrugë” për të përjetuar së bashku lirimin e rrugëve afër shkollave për të mirën e fëmijëve tanë dhe gjithë komunitetit përreth. (Rruga “Zejnel Salihu”, përball Shkollës Fillore “Elena Gjika”, ora 17:00)

- Mbahet koncerti përmbylles i Ditëve të Gjuhës Gjermane. (Amfiteatri i Biblotekës Universitare, ora 19:00)