19 Prill 2024

1 Maji Kosovar

Shkruar nga Merita Berisha Prebreza

“​Humb jetën një punëtor i ndërtimtarisë” ky është vetëm njëri nga titujt e mediave që është shënuar në fillim të vitit 2017.

Lajme të tilla janë bërë të shpeshta dhe zakonisht përmbyllen pa hulumtime shtesë dhe as reagime nga qeveria, ministria përkatëse apo Inspektorati i Punës.

Kjo tregon se lëndimet e punëtorëve në vendin e tyre të punës, gjymtimi i tyre apo edhe humbja e jetës janë shpeshtuar në Kosovë.

Siguria në punë vazhdon të mos jetë temë e debatit në diskursin e shoqërisë, megjithëse siguria lë shumë për të dëshiruar.

Ndërtimtaria, është sektori ku më së shumti ka pësime me vdekje në vendin e punës, por nuk qëndrojnë më mirë as sektorët e tjerë.

Sipas të dhënave të publikuara, vetëm në muajt e parëtë këtij viti gjashtë punëtorë kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës.

Mungesa e sigurisë në punë lidhet edhe me mos respektimin e shumë ligjeve të tjera të cilat kërkojnë masa shtesë për punëtorët, sidomos në sektorët ku vendi i punës konsiderohet me rrezik më të lartë.

Ky është vetëm njëringa hallet e punëtorëve kosovarë në prag të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Punës, 1 Majit.

Kjo ditë në gjithë botën manifestohet me protesta të punëtorëve të cilët kërkojnë përmirësim të kushteve të punës dhe në raste të veçantapër më shumë të drejta.

Në Kosovë, shënimi i kësaj dite, siç ishte traditë në sistemin e kaluar, bëhet duke festuar, pasi sindikatat nuk ia kanë dalë të mobilizojnë punëtorët që shënimin e Ditës së tyre ta shfrytëzojnë për më shumë sensibilizim e presion në thirrje të të drejtave e kushteve të tyre.

Në sektorin privat sindikatat pothuaj nuk ekzistojnë, ndërsa sindikatat e tjera kryesisht i përfaqësojnë punëtorët e sektorit publik.

Pakënaqësitë më të mëdha shfaqen në sektorin privat, ku punëtorëve në të shumtën e rasteve u mungon edhe kontrata e punës e vlefshme.

E mungesa e kontratës është pikënisja e shkeljeve të drejtave të punëtorëve, pasi atyre ju privohen të gjitha të drejtat që dalin nga Ligji i Punës.

Studimi i Iniciativës Kosovarë për Stabilitet (IKS)-Puna dhe punësimi- tregon se ka një nivel të lartë të informalitetit në tregun e punës. Të dhënat që dalin nga studimi, tregojnë se informaliteti më i madh është në sektorin e ndërtimtarisë dhe bujqësisë.

E punëtorët e sektorit privatë që kanë kontrata, në të shumtën e rasteve, përballen me telashe të tjera.

Këto telashe kanë të bëjnë me punën me orar të zgjatur, pa kompensim, mungesën e pushimit javor, pushimit vjetor, vonesat e pagave, largimi nga puna pa paralajmërim etj.

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, në pozitë shumë tëpakënaqshme i gjenedhe gratë e Kosovës.Gratë përballen me shumë vështirësi për gjetjen e një vendi të punës.

Në raportin “Hulumtimi i Perceptimit dhe Qëndrimeve të Qytetarëve për shtetin social”, të publikuar vitin e kaluar nga Iniciativa Kosovare për Stabilitet, thuhet se punësimi në Kosovë është në favor të meshkujve. Sipas këtij raporti më të prekurat nga papunësia në Kosovë janë gratë.

Rezultatet e hulumtimit të IKS-it janë konfirmuar edhe nga të dhënat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ku tregojnë se punësimi tek gratë është vetëm 12.9 për qind. Në total, sipas ASK-së, shkalla e papunësisë në Kosovës është rreth 29 për qind.

Për nivelin e lartë të papunësisë tekgratë (87 për qind e grave nuk janë në punë) është kritikuar Neni 49 i Ligjit të Punës, pushimi i lehonisë.

Kjo e drejtë që i është dhënë grave në këtë ligj, ka pasur ndikim negativ në punësimin e gruas, kjo është konfirmuar edhe në raporte të Bankës Botërore.

Duke shkelur ligjin e punës, shumë punëdhënës kanë aplikuar masa të ndryshme ndaj grave, sidomos atyre në moshë të re, me qëllim që t’i shmangen dhënies së pushimit të lehonisë.

Një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit sadopak të gjendjes do të ishte fillimi i themelimit të sindikatave nëpër kompani private.

Pra, shteti të bëjë obligative themelimin, përkatësisht ekzistimin e sindikatave brenda bizneseve të mëdha e të mesme, apo sektor të bizneseve, pasi kjo do të lehtësonte adresimin më të shpejtë të çështjeve si të punëtorëve ashtu edhe të punëdhënësve.

Ndërsa, sindikata së bashku me një qytetari më aktive do të krijonin presionin e nevojshëm  që ligjet e aprovuara që lidhen me punën e punëtorët të gjejnë zbatimin e duhur.

/Autoreja është hulumtuese në Iniciativa Kosovare për Stabilitet/
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)