20 Prill 2024

1 Maji, festë apo protestë

Shoqëri e paradokseve

Shkruar nga Leutrim Sahiti

Edhe pas 9 vite si shtet, Kosova po përballet me probleme të shumta ekonomike, politike e sociale.

Nga politikat e gabuara qeveritare, niveli i lartë i korrupsionit e nepotizmit sot kemi papunësi mbi 40%, mbi 60% të rinisë të shkolluar por të pa punë, investime minimale kapitale vendore e nderkombëtare si pasojë e korrupsionit, shantazhit e pasigurisë së investitorëve potencial që duan të investojnë në Kosovë, mbi 80% e punëtorëve në sektorin privat pa kontrata pune, kushte jo të mira të punës, largime pa arsye nga puna, mos respektim të kontrates së punës etj.

Vendet më të zhvilluara demokratike, me standart të lartë jetësor, punësim e kushte të mira të punës protestojnë duke kerkuar politika më të mira sociale, kurse në Kosovë me tërë këtë krizë ekonomike, politike e sociale që ka kapluar vendin qytetarët prapë  festojnë 1 majin, ditën kur të gjithë do të duhej të bashkohemi për t\'i thënë stop politikanëve të korruptuar dhe politikave regresive në vend, kjo është absurde dhe e pa logjikshme pasi që keshtu po festohet papunësia, mos respektimi i ligjit të punës, po festohet e pa drejta që po i bëhët punëtorëve dhe keshtu punëtorët po e pranojnë këtë gjendje.

Absurdi tjetër është që sot po festojnë 1 majin edhe ata që fare nuk janë duke punuar, ata që edhe pas përfundimit të studimeve nuk kanë arritur të punësohen dhe keshtu një pjesë braktisin vendin kurse pjesa tjetër bredhin rrugëve në kerkim të vendit të punës.

Pse ndodhë kjo?

Institucionet tona aq shumë e kanë varfëruar dhe partiatizuar këtë vend saqë sot çdo i ri është në pritje nga partia për ta punësuar, të rinjt e shohin inkuadrimin në parti si rrugen e vetme për tu punësuar, keshtu pritjet vazhdojnë kurse niveli i papunësisë vazhdon të rritet.

Niveli i ulët i demokracisë, mbajtja nën kontrollë e qytetarëve nga politika, mungesa e pavarësisë së gjyqësorit, mos promovimi i qytetarisë aktive kanë bërë që qytetarët të mos protestojnë sepse kanë humbur besimin me të drejtë që do të mund të bënin ndonjë ndryshim pozitiv në vend përmes protestave dhe formave tjera demokratike.

Sot kemi një numër të madh të shkelesve të ligjit të punës, padrejtësive ndaj punëtorëve dhe shkelje të ligjit mbi sherbimin civil por të lidhur me pushtetin ata jo që nuk denohen por ndodhë e kunderta shpallen të pafajshëm.

Institucionet tona duhët të fuqizojnë sindikatat që të mos korruptohen por të mbrojnë të drejtat e punëtorëve, të rritet numri dhe efikasiteti i punës së inspektorëve në teren, të këtë denime me të mëdha për shkelesit e ligjit, vetëdijësim të punëtorëve për mbrojten e të drejtave të tyre e keshtu të vetëdijësohemi që të ngritim zërin tonë qytetar në mbrojtjen e të drejtave tona të garantuara me kushtetutë e ligje.

/Autori është sociolog; Drejtor i Institutit për hulumtime dhe analiza sociologjike- Sociometri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)