22 Shkurt 2020

Vetëvendosje promovon librin “Publikja Shqiptare 3 - Fraza Politike”

Prishtinë, 26 nëntor - Lëvizja Vetëvendosje organizon diskutimin e promovimin e Librit “Publikja Shqiptare 3 - Fraza Politike”, në shënimin e 106 – vjetori të shpalljes së pavarësisë. 

Vëllimi i ri i “Publikes shqiptare 3” titullohet “Fraza politike”.  Tekstet, analizat dhe trajtesat janë, kryesisht, nga koha e Rilindjes, para saj, dhe me vonë.

Trajtesat e përfshira në “Publikën shqiptare” shërbejnë si referencë për problematikat e sotme shqiptare, qofshin ato politike, kulturore apo ekonomike

Pjesëmarrës do të jenë autorët e këtij botimi të veçantë dhe kryetari Albin Kurti.

Po ashtu janë të ftuar profesorë e studiues, aktivistë, deputetë e studentë për të marrë pjesë në disktutimin që do të çelë promovimin e këtij botimi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 shkurt 2020

- Fillon kampionati ekipor në pingpong. (Salla e pingpongut në Prishtinë, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon konferencën për media ku do të prezantohet punimi me titull “Pesë gjërat që Qeveria e re e Republikës së Kosovës duhet t’i ketë parasysh sa i përket dialogut Kosovë-Serbi”. (Qendra e Konferencave ‘Orion’, ora 10:30)

- Federata e Arteve Mikse Marciale e Kosovës, mban konferencë për medie në prag të organizimit të Kosova Fighting Series 1. (Shtëpia e Sporteve, ora 11:00)

- Anibar International Animation Festival organizon koncertin me "Brumz Blluz". (Kinema Jusuf Gërvalla në Pejë, ora 21:30)