25 Janar 2021

Veprat e 121 artistëve të shquar të kohës kthen në Galerinë Kombëtare

Prishtinë, 30 dhjetor - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi së bashku me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti morën pjesë në ceremoninë e bartjes së aseteve dhe vepra pamore të artit të 121 autorëve nga Hoteli “Grand” në Galerinë Kombëtare të Kosovës.

Me këtë rast ministrja Dumoshi tha se këto punime po kthehen në vendin ku i përkasin pra Galerisë Kombëtare të Kosovës.

“Sot është një ditë historike për vendin tonë, disa nga veprat artistike të artistëve më të shquar të kohës sonë po i kthehen institucionit më të lartë të artit pamor në vend - Galerisë Kombëtare të Kosovës.

Ministrja Dumoshi e vlerësoi punën e menaxhmentit dhe punëtorëve të Hotel “Grandit”, Prishtina duke theksuar që këto punime kanë qëndruar për 30 vjet në këtë hapësirë dhe kanë pasur një kujdes të veçantë duke u ruajtur me shumë zili. Po ashtu ministrja Dumoshi ka falënderuar të gjithë ata që punuan deri në këtë ditë, në veçanti ka falënderuar AKP-në për bashkëpunimin.

Ndërkaq Kryeministri Avdullah Hoti tha që këto vepra janë pasuri shtetërore dhe pjesë e kulturës së vendit tonë. Ai shtoi që këto vepra janë ruajtur me përkushtim.

“Është moment i mirë që këto bëhen pjesë e Galerisë sonë, dhe njerëzit munden me i shiju këto asete”, tha ndër të tjerash z. Hoti.

-- 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Dhjetor 2020

- Shtabi i Lidhjes Demokrarike te Kosovës mban konferencë për media. (Selia e LDK-së, ora 12:00)