19 Mars 2024

Vendoset gurthemeli për ndërtimin e Muzeut të Historisë së Natyrës

Prishtinë, 7 maj - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, bashkë me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kanë bërë sot vendosjen e gurthemelit të "Muzeut te Historisë së Natyrës" në parkun "Te Pishat" në Sllatinë.

Ministri Gashi tha se “ky muze do të shërbej për mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e koleksioneve të natyrës së Kosovës si dhe do të ndikoj në përmasimin e infrastrukturës promovuese dhe edukative të ndërlidhur me Trashëgimisë Kulturore dhe si i tille ky projekt e përmirëson edukimin dhe ndihmon zhvillimin shkencor edhe për popullatën vendase”.

"Ndërtimi i 'Muzeut të Historisë së Natyrës' ka për qëllim koleksionimin, ekspozimin dhe arkivimin e mbetjeve të çfarëdo organizmi në standardet më të larta të mundshme për të siguruar ruajtjen dhe të gjitha informatat rreth tyre. Ky institucion i ri do të ketë karakter vetëdijësues dhe edukativ për natyrën dhe do të jetë përgjegjës edhe për zhvillimin e hulumtimeve, për interpretimin e rezultateve, për përkrahjen proceseve të shkencës dhe konservimit biologjik", tha ministri Gashi.

Ai po ashtu sqaroi se Muzeu do të jetë qendër hulumtimi, studimi e trajnimi për muzeologji dhe fusha tjera relevante në raport me historinë e natyrës dhe qendër e kultivimit të trashëgimisë etno botanike.

"Është me rëndësi të potencohet se në këtë muze prioritet i theksuar do t'i ipet koleksionit i cili është në posedim të Muzeut Kombëtar të Kosovës, 400 eksponate zoologjike (shpezë, gjitarë, amfibe, peshq dhe reptilë), 40 enë qelqi me shtazë në formalinë, 10 vezë të shpendëve, 250 flutura, dhe herbariumi me përafërsisht 180 eksponate", theksoi Gashi.

“Interpretimi dhe Promovimi i Trashëgimisë Kulturore që do të arrihet përmes këtij projekti, do të ndikojë në rritjen e numrit të turistëve të interesuar në këtë fushë, gjë që do të ndikonte drejtpërdrejtë në zhvillimin e turizmit kulturor, dhe në zhvillimin ekonomik që janë pjesë kryesore e objektivave zhvillimore të vendit tone”, tha ndër të tjera ministri Gashi.

Projekti është pjesë e politikat programore të MKRS-së të Departamentit për Trashëgimi Kulturore e Kornizës Afatmesme te Shpenzimeve  dhe Deklaratave te Politikave Prioritare Afatmesme.

Ndërkaq kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se “Po shkojmë drejt përmirësimit të jetës së qytetarëve tanë, duke pas parasysh se Muzeu i Natyrës do jetë një pasurim i koleksionit të pasur që ka natyra jonë duke bërë këto eksponentë në një vend të përbashkët në projektin afër 2 milionësh të financuar nga Ministria e Kulturës në komunën e Fushë Kosovës, këto janë vepra të jashtëzakonshme dhe shumë shpejt do ta kemi një nga veprat më të bukura Studimin Kombëtar, ministri i kulturës nuk është vetëm në pjesën sportive por edhe në pjesën e etno kulturore po ashtu edhe me artin dhe muzikën bashkarishtë do të ecim përpara”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)