23 Prill 2024

''Trashëgimia e kolonializmit në Kosovë'' botohet në 17 gjuhë të ndryshme

Prishtinë, 9 shtator - Revista prestigjioze e Shoqatës Ndërkombëtare të Sociologjisë (ISA), ”Global Dialogue”, në numrin e saj të ri, ka botuar intervistën më të re të Labinot Kunushevcit, intervistuesit të emrave të njohur të sociologjisë botërore, të cilën e ka realizuar me profesorin e Universitetit të Prishtinës, Ibrahim Berisha, për trashëgiminë e kolonializmit serb në Kosovë.

Në këtë intervistë është diskutuar për qëllimet, strategjitë, specifikat dhe pasojat e kolonializmit serb në Kosovë; për qasjen e sociologjisë shqiptare ndaj tendencës së ideologjisë serbe për dominim politik, etnik dhe kulturor mbi shqiptarët; për ndikimin e miteve, propagandës dhe iluzioneve në inferioritetin e shqiptarëve dhe për kontekstin e Jugosllavisë në dritën e perspektivave post-ideologjike.

Redaktori i revistës, Michael Burawoy, pas leximit dhe redaktimit të intervistës, tha: ”Bota dinë shumë pak për vuajtjet e shqiptarëve!”

Kjo intervistë e botuar në 17 gjuhë vjen pas dy intervistave tjera të botuara në ”Global Dialogue” me sociologët bashkëkohorë, George Ritzer dhe Patricia Hill Collins, të cilat Labinoti i ka realizuar më parë në kuadër të një projekti shkencor ku ka përfshirë dhe intervistuar sociologë nga mbarë bota duke bërë një ndërlidhje mes sociologjisë kombëtare me sociologjisë ndërkombëtare përmes bashkëbisedimeve online duke trajtuar aspekte të ndryshme teorike dhe në veçanti

kontekstin e integrimit të Kosovës në institucionet dhe organizatat ndërkombëtare. Këto intervista do të botohen së shpejti në libër.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)