26 Shkurt 2021

T’Padashtun dhe Një Tregim Prishtine me premiera televizive këtë të diele

Mitrovicë, 3 prill - Qendra Kinematografike e Kosovës në bashkëpunim me filmbërësit Kosovar do të sjellin premiera të ndryshme filmike të cilat do të shfaqen në platforma televizive dhe mediume online.

Shfaqjet po ofrohen përshkak të rrethanave të krijuara nga pandemia dhe në pamundësi të shkuarjes në Kinema.

Këto prodhime dhe bashkëprodhime kosovare do të transmetohen për publikun gjatë javëve të ardhshme duke filluar këtë të dielë nga ora 20:30 në KTV me filmin T’Padashtun nga Edon Rizvanolli dhe në ora 21:00 në TV21 me filmin Një Tregim Prishtine të regjisores Burbuqe Berisha.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Shkurt 2021

- Mbahet mbledhja e dytë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në objektin e ri të komunës, ora 10:00)

- Këshilli Organizues ''Pranvera Shqiptare 81'' do të bëj nderime dhe do të vendos lule te varri i varri i Adem Demaçit. (Velani, ora 11:00)

- Organizata Etea, përmbyllë fazën e parë të projektit “Biblioteka Qarkulluese me strategjitë e lexim kuptimit”. (Kino Armata, ora 11:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve në fushën e trashëgimisë kulturore. (Parku arkeologjik "Ulpiana", ora 12:00)

- Këshilli Organizues ''Pranvera Shqiptare 81'' organizon tryezëm përkujtimore për Adem Demaçin në 85 vjetorin e lindjes. (Instituti Albanologjik në Prishtinë, ora 13:00)

- Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike platformë e themeluar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban konferencën për media me rastin e dorëzimit të Padisë për Konflikt Administrativ kundër Lejes Ujore për Hidrocentralin Brezovica në Shtërpcë të Lëshuar nga Autoriteti Rajonal i Pellgjeve Lumore në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit. (Para Pallatit të Drejtësisë, Ndërtesa A, ora 14:00)

- Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi mban konferencë lidhur me progresin në procesin e rinumërimit dhe të aktiviteteve tjera që po zhvillohen në këtë qendër. (Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, ora 15:00)