27 Janar 2023

“Toka brenda meje” me premierë në Tallin Black Nights të Estonisë

Tallin, 13 tetor - Filmi i metrazhit të gjatë artistik “Toka brenda meje” me regji nga Fisnik Maxville (Fisnik Maxhuni), do të shfaqë premierën në festivalin e filmit Tallin Black Nights në Estoni, njërin prej festivaleve më të mëdha të filmit në Evropën Veriore, njëherit edhe festival i kategorisë “A”, i cili do të mbahet përgjatë datave 11-27 nëntor 2022.

Filmi përcjellë Remon i cili pas vitesh në mërgim kthehet nga Gjeneva në vendinlindjen e tij në Kosovë. Dashuria e tij e parë, Una, e thërret për ta informuar për vdekjen e afërt të patriarkut të familjes dhe zhvarrosjen e një varri masiv. Duke u kthyer në fshatin e tij pas një mungese dhjetë vjeçare, Remo do të duhet të përballet me të kaluarën dhe të tashmen e tij.

Filmi ka për producent Valon Bajgorën, Yll Ukën, Britta Rindelaub dhe Thomas Reichlin. Kurse në rolet kryesore luajnë: Florist Bajgora, Luana Bajrami, Armend Smajli, Luan Jaha, Arta Muqaj, Irena Cahani, Kumrije Hoxha, Melihate Qena dhe Çun Lajçi.

“Toka brenda meje” është realizuar me mbështetjen e Qendrës Kinematografike të Kosovës, Federal Office for Culture, Cinéforom, Loterie romande, Media Desk Suisse, Suissimage dhe FOCAL, në bashkprodhim me RTS Radio Télévision Suisse.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 janar 2023

 - Mbahet dita e dytë e konferencës Ndërkombëtare për Siguri Siguri Kinernetike “Cyber Zero” në të cilën diskutohet sulmet online dhe kërcenimet në sigurinë kibernetike. (Klan Arena, ora 9:00)
    
- Bordi i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale raporton në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me vendimin për lirimin nga obligimi për rentën minerare për ndërmarrjen “Ferronikeli”. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 10:00)
    
- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me përfaqësues të OJQ-së “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptasve”. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00)
    
- Ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, raporton në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, lidhur me vendimin për rritjen e vlerës së faturave të tatimit në pronë. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 13:30)
    
- Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 42 të kadetëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK). Merr pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu etj. (Ndërtesa e re e Fakultetit të Sigurisë Publike në AKSP, Vushtrri, ora 13:30)
    
- Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan do të nderojë me çmimin “Doctor Honoris Causa” anëtarin e Parlamentit Evropian, Lukas Mandl. (Teatri i Qytetit, Gjilan, ora 15:00)