28 Mars 2024

Thirrje e hapur për muzikantë të rinj - “OneBeat Balkans 2020“

Prishtinë, 3 shkurt - Thirrja për Pjesëmarrës në programin “OneBeat Balkans 2020” është publikuar, me qëllim që të mblidhen muzikantë të rinj të moshës 19-35 vjeç që banojnë në njërin prej këtyre shteteve: Shqipëri, Mal të Zi, Kroaci, Kosovë, Maqedoni të Veriut, Serbi, dhe ShBA.

Prej datës 31 mars deri më 23 prill 2020, muzikantët e përzgjedhur do të luajnë së bashku, të krijojnë muzikë të re, dhe të udhëtojnë nëpër Ballkan duke e përhapur frymën e bashkëpunimit, komunitetit, dhe barazisë.

Linku për aplikime është https://apply.balkans.1beat.org/ dhe afati i fundit për të aplikuar është data 10 shkurt 2020.

OneBeat Balkans do t’i mbledh 10 muzikantë të angazhuar në shoqëri, të cilët së bashku do të prodhojnë muzikë dhe përmbajtje shumëdisiplinare, të udhëheqin punëtori publike, dhe ta përdorin artin si mjet pajtimi dhe zhvillimi ekonomik në pjesët e përçara të Ballkanit.

Ky program, i cili do të zgjasë 24 ditë dhe do të zhvillohet brenda 31 marsit dhe 23 prillit, përfshin një rezidencë muzikore dyjavore në Mali Adjos të Serbisë, dhe do të pasohet nga një turne dhjetëditor nëpër qytete të ndryshme të Ballkanit, kurse datat do të publikohen në vazhdim. Koncerti i parë që do të mbahet në Novi Sad të Serbisë mbështetet nga Qyteti i Novi Sadit.

OneBeat Balkans është pjesë e projektit të gjërë global OneBeat, i krijuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si nismë e Byrosë për Edukim dhe Çështje Kulturore e Departamentit të Shtetit Amerikan dhe prodhohet nga Bang on a Can’s Found Sound Nation.

OneBeat Balkan është inkubator muzikor, ku muzikantët nga e gjithë bota krijojnë projekte bashkëpunuese të dizajnuara për të pasur ndikim pozitiv në komunitetet lokale dhe globale.

Me një numër të madh pjesmarrësish në të kaluarën, është krijuar hapësira që të organizohen programe OneBeat jashtë ShBA-së, dhe kështu filloi OneBeat Balkans. Edicioni i parë u mbajt në vitin 2019, i drejtuar nga Balkan Art Zone me ish-pjesmarrësin Bajram Kafu Kinollin si Drejtor Artistik.

OneBeat Balkans 2020 do të fillojë me një rezidencë muzikore dyjavore në Mali Idjos të Serbisë, ku Pjesëmarrësit do të krijojnë muzikë origjinale, do të zhvillojnë ide të reja muzikore dhe projekte të kushtuara për komunitetet lokale. Rezidenca do të pasohet prej një turneu në qytete të Ballkanit, ku Pjesëmarrësit do të performojnë në koncerte, do të bashkëpunojnë dhe luajnë me muzikantë vendorë dhe do të drejtojnë punëtori me të rinj e të reja.

Gjatë këtyre 24 ditëve, secili Pjesëmarrës do ta ketë mundësinë t’i zhvillojë idetë dhe projektet që do t’i jetësojnë në vendet/territoret e tyre të prejardhjes, dhe që do të jenë pjesë e lëvizjes ekzistuese shoqërore të OneBeat e frymëzuar nga muzika.

Thirrja është e hapur për muzikantë të moshës 19-35 vjeç, banorë të Shqipërisë, Malit të Zi, Kroacisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Serbisë, dhe ShBA-së.

Është e rëndësishme të theksohet së edukimi formal muzikor nuk është i domosdoshëm për të aplikuar për OneBeat Balkan. Po ashtu, projekti nuk ka kufizime për nga zhanri: muzikantët që bëjnë muzikë tradicionale ose folklorike, hip hop, xhez, eksperimentale, elektronike a klasike, dizajnerë muzikorë dhe artistë multimedialë, të gjithë janë të ftuar të aplikojnë.

Çfarë duhet të dini për OneBeat Balkans:

Bashkëpunimi është qendror. OneBeat Balkans ua jep muzikantëve mundësinë të bashëpunojnë me projekte të reja dhe të gjurmojnë tradita të reja muzikore. Ne vend se t’i tregojnë talentet individuale, muzikantët e OneBeat Balkans do të punojnë së bashku, nëpërmes ndasive kulturore, duke mësyrë mundësi të reja muzikore.

OneBeat Balkans është e angazhuar në shoqëri. Ne po kërkojmë muzikantë që janë të angazhuar në komunitetet e tyre dhe që kërkojnë mënyra të reja për t’u angazhuar në zhvillimin e rinisë, edukimin muzikor, terapinë muzikore, zgjidhjen e konflikteve, një dialog global përmes muzikës, dhe mënyra të tjera që çojnë drejt shoqërive më të barabarta dhe demokratike.

OneBeat Balkans është program FALAS (por jo dhe koncert i paguar). Programi i OneBeat Balkans mbulon udhëtimin, transportimin, ushqimin dhe strehimin e Pjesëmarrësve. Ne po ashtu ofrojmë një bursë (shumë të hollash) modeste. Edhe pse nuk kemi mundësi japim pagesa për performanca, OneBeat Balkans u ofron Pjesëmarrësve mundësinë për të krijuar material të ri, për të bërë shoqëri dhe ortakëri të përjetshme muzikore, për të mësuar shkathtësi të reja që kanë vlerë në treg, për të bërë turne nëpër Balkan, dhe për të vendosur lidhje të reja profesionale.

Materialet Audio/Video për aplikim:

Aplikantët duhet të planifikojnë për shkruar rreth prapavijës së tyre muzikore dhe interesat, si dhe projektet dhe qëllimet në të ardhmen. Aplikantëve do t’iu kërkohet t’i dorëzojnë 3-5 shembuj të punës së tyre vetjake apo bashkëpunuese (qoftë përmes audios ose videos).

Kriteret e vlerësimit:

Zotësia Muzikore – Niveli i lartë i performimit, kompozimit, improvizimit, prodhimit dhe/ose aftësisë teknologjike. Idealisht, muzikantët e OneBeat Balkanks duhet të jenë novatorë stilistikë, tekstualë, ose teknologjikë brenda botërave të tyre muzikore.

Bashkëpunimi – Gatishmëria e aplikantit/aplikantes për të kaluar përtej ndasive muzikore që të krijojë muzikë origjinale apo të riinterpretiojë e muzikën tradicionale, duke e respektuar thelbin e secilës traditë. Aplikantët duhet të jenë të gatshëm të provojnë gjëra të reja nga aspekti muzikor.

Angazhimi shoqëror – Muzikantët që kanë përdorur muzikën për t’u shërbyer komuniteteve të tyre apo shoqërisë në përgjithësi. Kjo mund të përfshijë interesimin e të rinjve rreth edukimit muzikor, adresimin e çështjeve shoqërore apo politike përmes përmbajtjes muzikore, ringjalljen e traditave muzikore, dhe të tjera.

Mosha – Aplikantët duhet të jenë të moshës 19-35 vjeç.

Zotërimi i anglishtes – Aplikantët duhet të kenë aftësi të bisedojnë dhe të kuptojnë anglishten në nivelin bazik, meqenëse do të jetë gjuha e përbashkët e programit OneBeat Balkans.

Shteti ose Territori i Prejardhjes – Pjesëmarrësit e OneBeat Balkans duhet të jetojnë në njërin prej 7 shteteve ose territoreve të pranueshme.

OneBeat Balkans është nismë e Departamentit të Shtetit të ShBA-së, e Prodhuar nga Balkan Art Zone, me mbështetje shtesë nga Found Sound Nation, Ambasada e ShBA-së në Prishtinë, Kosovë, Ambasada e ShBA-së në Beograd, Serbi, Ambasada e ShBA-së në Podgoricë, Mali i Zi dhe Qyteti i Novi Sadit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)