29 Mars 2024

Thirrje e hapur për Klubet e Termokissit - iniciativat përkrahen me nga 1000 euro

Prishtinë, 8 maj - Qendra shoqërore Termokiss fton të gjithë njerëzit e interesuar që të aplikojnë në platformën e tyre “#JepiJetë Klubeve të Termokissit”.

Kjo iniciativë përmbledhë një nga platformat kryesore që përbëjnë programin e Termokissit.

Klubet janë organizime prej 2 ose më shumë personave të cilët janë të interesuar t’i zhvillojnë aktivitetet e tyre në kuadër të hapsirës edhe në bashkëpunim me komunitetin Termokiss.

Klubet mund të dedikohen në çfarëdo fushe që nismëtarët e vetë e kanë pasion dhe vullnet t’i zhvillojnë, psh: muzikë, film, cirk, psikologji, edukim, ndërmarrësi, arte vizuele, sporte etj.

Katër idetë që vlerësohen nga komuniteti Termokiss si më të denjat, do të fitojnë përkrahje prej 1000 eurove për realizimin e ideve të tyre gjatë këtij viti.

Të marten me 15 maj në ora 18:00 zhvillohet takimi informativ ku komuniteti Termokiss spjegon në detaj procesin e aplikimit dhe implementimit të kësaj platforme.

Për informata më të hollësishme rreth Klubeve të Termokissit, mund të konsultoheni me vegëzën më poshtë:

https://drive.google.com/drive/folders/1tivTOBcyrs9R9gRSEByw1WPnbRwZ4FUg

Gjithashtu për informata shtesë mund ta kontaktoni Termokissin në [email protected].


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)