20 Gusht 2018

Themelohet Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore të Kosovës

Prishtinë, 6 shkurt - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, më në fund, themelon Inspektoratin e Trashëgimisë Kulturore. Ky organ inspektues i MKRS-së është përcaktuar sipas ligjit për trashëgiminë dhe sot është bërë konkretizimi i tij.

Me këtë rast, ministri Kujtim Gashi, aktin zyrtar të konkretizimit të Inspektoratit të Trashëgimisë Kulturore e vlerëson si një përmbyllje të suksesshme të një politike të trashëgimisë pas një periudhe të gjatë të procedurave dhe pengesave të ndryshme administrative.

“Për mua është një moment i veçantë, e pse jo edhe moment krenarie, që sot përmes kësaj konference po e bëjmë të njohur për publikun konstituimin e inspektoratit të trashëgimisë kulturore, detyrim ky ligjor i pa përmbushur për shumë vite."

"Në kuadër të përmbushjes së detyrimeve ligjore që dalin si rezultat i legjislacionit në fuqi, rrjedhimisht ligjit për trashëgimi kulturore, si dhe në kuadër të përmbushjes së prioriteteve që kam vënë para vetes për vitin 2018, ku ruajta dhe mbrojtja e trashëgimisë kulturore përbëjnë një dimension të veçantë, kam ndërmarr të gjitha veprimet e duhura zyrtare dhe institucionale që të bëhet themelimi i inspektoratit të trashëgimisë kulturore”, tha ministri Gashi.

Inspektorati do të jetë një adresë edhe për ekspertët e trashëgimisë dhe krerët e institucioneve qendrore të trashëgimisë kulturore për të realizuar kontrollin dhe paraqitur parregullsitë evidente. Gjithashtu, ky organ do të jetë një mekanizëm cili do të shërbejë si instrument për parandalimin e dëmtimit të trashëgimisë kulturore.

“Inspektorati është shumë i nevojshëm për fushën e trashëgimisë dhe pavarësisht vonesave do të jetë i mirëpritur për ekspertët dhe institucionet e trashëgimisë në tërë territorin e Kosovës”, u shpreh ministri duke shtuar se ministria e ka funksionalizuar këtë organ edhe me kapacitete të nevojshme njerëzore dhe është në fazën e përfundimit edhe të infrastrukturës ligjore e fizike.

“Zyrtarët përgjegjës që kanë marrë detyrën, kanë përgatitjen e duhur profesionale, integritetin moral dhe intelektual si dhe duke qenë i vetëdijshëm se këta zyrtarë shtetërorë kanë para vetës shumë punë, kërkoj prej tyre angazhim maksimal në detyrën që kanë marrë, që me guxim, besnikëri dhe syqeltësi të jenë gardianë të mbrojtjes së të kaluarës sonë”, tha për fund ministri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 Gusht 2018 - Ramush Haradinaj merr pjesë në takimin e Grupit Punues për draftimin e Strategjisë së Sigurisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë - Salla P-31, ora 10:00 - Vetëm pamje)

- Mbahet ceremonia solemne e hapjes së punimeve të Seminarit XXXVII Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. (Salla e madhe të Fakultetit tëFilologjisë, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Seminarin e  37-të të Letërsisë, Gjuhës dhe Kulturës Shqipe. (Fakulteti Filologjik- Universiteti i Prishtinës, ora 11:00)

- Rifillon prodhimi në fabrikën e Ferronikelit, respektivisht tek dalja e metalit te parë. (Fabrika Newco Ferronikeli, Drenas, ora 12:30)

- Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Reshat Millaku, do të mbaj konferencë për media. (Objekti i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, rruga, Luan Haradinaj, ora 13:30)
 
- Kryeministri Ramush Haradinaj viziton Komunën e Suharekës. (Objekti i Komunës, Suharekë, ora 14:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë të jashtëzakonshme për media në cilën flasin deputetet, Arbërie Nagavci dhe Saranda Bogujevci. (Zyret e Vetevendosjes, ora 15:00)

- Mbahet Festivali i promovimit të Kulturës dhe Muzikës Romë 5 regjioni i Prishtinës. (Sheshi Zahir Pajaziti afër Hotel Grand. ora 18:00)