24 Prill 2024

Teatri Kombëtar ka shfaqur 137 premiera në 2016

Prishtinë, 17 tetor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Kulturës për vitin 2016.

Ky publikim ofron të dhëna statistikore, lidhur me aktivitetet e teatrove, shtëpive të kulturës, galerive, muzeve, bibliotekave, kinemave, baletit, filharmonisë, ansamblit dhe qendrës kulturore për fëmijë.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, rezulton se numri i shfaqjeve në Teatrin Kombëtar në Prishtinë ishte 137 shfaqje premierë dhe reprizë, ndërsa numri i shikuesve ishte 15 320; numri i shfaqjeve të realizuara në Teatrin e Fëmijëve “Dodona” ishte 253 shfaqje premierë dhe reprizë, ndërsa numri i shikuesve ishte 25 540; numri i shfaqjeve të realizuara në Teatrin “Oda” ishte 80 premierë dhe reprizë, ndërsa numri i shikuesve ishte 25 461.

Numri i ekspozitave të realizuara në Galeritë e Arteve ishte 32, ndërsa numri i vizitorëve ishte 14 582.

Numri i filmave të shfaqur në kinemanë ABC ishte 62, prej tyre 6 filma vendorë dhe 56 filma të huaj, ndërsa numri i shikuesve ishte 38 300; numri i filmave të shfaqur në kinematë Doku-Kino dhe DOKUFEST ishte 307, prej tyre 39 filma vendorë dhe 268 filma të huaj, ndërsa numri i shikuesve ishte 23 258.

Fondi i librave në biblioteka ishte 1 793 073, ndërsa numri i lexuesve ishte 278 201. Numri i muzeve dhe shtëpive muze ishte 64, ndërsa numri i vizitorëve ishte 104 935.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)