29 Mars 2024

Sot shënohet Dita Botërore e Autizmit

Prishtinë, 1 prill - Për të shënuar 2 Prillin, Ditën Botërore të Autizmit do të organizohen aktivitete të ndryshme që do të realizohen gjatë Prillit, muajit të ndërgjegjësimit rreth Autizmit.

Aktivitetet nisin sot ku do të mbahet konferencë me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Autizmit. Konferenca do të mbahet në objektin e Qeverisë , Salla P-8, ku si nikoqirë të Konferencës janë Zyrja për Qeverisje të Mirë dhe Shoqata Autizmi.

Në konferencë, folës do të jenë: Ministri i Shëndetësisë Dr.Rifat Latifi, Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, përfaqësues nga 3 Shoqatat e Autizmit (“Autizmi”, “Autizmi flet” dhe “Asociacioni Nacional i Autizmit”) dhe Kryetari i forumit të Aftësisë së Kufizuar, Bujar Kadriu.

Pas konferencës para Zyres për Qeverisje të mirë do të vendosen hapa si simbolikë për të ecur me personat me autizëm dhe familjet e tyre dhe se cdo iniciative për të plotësuar nevojat e tyre numërohet dhe ka vlerë (jetësim simbolik i motos).

Nga një palë papuçe do të vendosen para dyerve të institucioneve më të larta shtetërore si, Presidenca, Kuvendi i Kosovës dhe Qeveria e Kosovës, si thirrje të krerëve të këtyre institucioneve për të përkrahur komunitetin e autizmit dhe për të bashkëndjerë me ta duke ecur me ta. Pjesëmarrësit e Konferencës do të bashkangjiten në marsh, ku nga ata do të kërkohet t’i mbathin papuçet.

Po sot do të marshohet me qëllimin e ngritjes së vetëdijes për Çrregullimin e Spektrit të Autizmit nën moton “Ec me mua, çdo hap numrohet”.

Marshi do të nis nga Sheshi “Skënderbeu” në drejtim të Sheshit “Zahir Pajaziti”.

Do të ofrohen papuçet e punuara nga fëmijët e shoqatës Autizmi për marshuesit të cilët do të marshojnë nën moton “Ec me mua, çdo hap numrohet”.

Qëllimi i ecjes me papuqet e punuara nga fëmijët është që ata të përkrahen në talentet e tyre, në potencialet e tyre, e që në këtë rast portretizohen në mënyrë artistike në papuçe, pasi që fëmijët me autizëm mund të kenë talente të theksuara në art.

Me të mbrri në cak, do të lëshohen balonat me helium me ngjyrë të kaltërt dhe të bardhë ku e kaltërta simbolizon Autizmin ndërkaq e bardha, të gjitha ndjenjat e përkrahjes që ata mund ti gëzojnë nga të tjerët.

Pas marshimit do të marrin fjalën përfaqësues të lartë të Institucioneve dhe përfaqësues të Shoqatës Autizmi pasi që viti 2022 është shpallë vit i aftësisë së kufizuar.

  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)