19 Prill 2024

Sot hapet edicioni i katërt i festivalit ndërkombëtar të teatrove

Prishtinë, 19 dhjetor - Nga sot në Prishtinë do të fillojë edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove “Prishtina International Theater Festival”.

Ky edicion nuk do të jetë sikurse tre edicionet e kaluara të këtij festivali, për shkak të rrethanave me koronavirusin e ri (COVID-19).

19 dhjetori sipas drejtuesve te Festivalit ka qenë datë e caktuar për të tretën herë, pas dy dështimeve për ta nisur festivalin për shkak të pandemisë.

Po ashtu përzgjedhja e pjesëmarrësve është bërë duke parë rrethanat pikërisht të lehtësimeve në udhëtim që kanë pasur shtetet e ekipeve pjesëmarrëse.

Festivali do të fillojë nga sot me shfaqjen e regjisores bullgare Ana Bateva “Ëndrra e Natashës”, më pas me shfaqjen “Bretkosa” dhe “Allo Allo!” nga Kosova, "Vla-Vla-Vlajland" nga Kroacia dhe “Possible Worlds” nga Maqedonia e Veriut.

Edicioni i katërt i këtij festivali do të zgjasë deri më 23 dhjetor nën masa të rrepta sigurie dhe me numër të kufizuar pjesëmarrësish për shkak të pandemisë COVID-19.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)