03 Mars 2021

Sot fillon online Festivali Anibar

Prishtinë, 17 gusht - Sot fillon Festivali Anibar dhe i cili do të transmetohet LIVE në KTV – Kohavision duke filluar nga ora 19:45 si dhe live në rrjetet tona sociale.

Në pamundësi që festivalin ta organizojmë fizikisht si çdo herë tjetër, për shkak të pandemisë Covid-19, kësaj radhe i gjithë festivali do të mbahet online.

Filmat të cilët në edicionet e kaluara u shfaqën në kinematë tona, në Pejë, kësaj radhe do të shfaqen përmes platformës virtuale dhe do të jenë të qasshëm për dy javë duke filluar nga sot.

Kurse, prezantimet dhe panelet do të mbahen përmes platformës ZOOM dhe LIVE në rrjetet tona sociale.

Ju ftoj të na ndiqni në Facebook dhe Instagram që të njoftoheni më shumë për aktivitetet që kemi gjatë këtyre ditëve dhe të shihni programin që kemi për edicionin e 11-të.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Mars 2021 - Kolegji Ndërkombëtar i Biznesit në Mitrovicë inauguron projektin “Fuqizimi i autonomisë universitare dhe rritja e llogaridhënies e transparencës së universiteteve të Ballkanit Perëndimor”. (Selia e Kolegjit IBCM, ora 9:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Enis Ramadani për vepren penale 'Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

- Avokati i Popullit, Naim Qelaj viziton ekspozitën për fëmijët e vrarë gjatë luftës “Na ishte një herë që kurrë mos qoftë”. (Biblioteka “Hivzi Sylejmani” në Prishtinë, lagjja Dardania, ora 10:00)

- Parlamenti i dytë rural shqiptar organizon konferencë për të diskutuar sfidat dhe veprimet konkrete për mirëqenien e banorëve të zonave rurale. (Platforma Zoom, ora 10:00)

- Pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 në Gjilan, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, mban konferencë për media pas takimit të Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19. (Zyra e krytarit Haziri, ora 10:30)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e shpërndarjes së librave të botuar dhe të blerë me financimin e Departamentit të Kulturës në MKRS. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 11:00)