24 Prill 2024

Sonte fillon Festivali i muzikës elektronike 'The Summit Fest'

Prishtinë, 3 gusht - The Summit Fest fillon sonte me edcionin e katërt në parkun e Gërmisë në Prishtinë, më saktësisht në hapësirën e njohur si ‘Te koshat’.

Për dy netë me 3 dhe 4 Gusht, pjesmarrësit do të kenë mundësinë t’i kalojnë orët e mbrëmjes me muzikë elektronike të mirëfilltë e cila nuk do të ndalet deri në mëngjesin e ditës së nesërme.

Leart Zeqa organizator i ketij festivali  nga kompania Modus tha se këtë vitë "The summit Fest" ka filluar të punohet  shumë  muaj më parë, në mënyrë që gjithcka te jetë ashtu sic kemi planifikuar dhe në mënyren më të mirë të mundshme.

"Kemi një lineup shumë të gjerë dhe shumë të mirë me të cilin jemi marrë qe një kohë të gjatë që t’i kemi në data e festivalit”, theksoi ai.

Do të ketë DJ shume te njohur te muzikes Techno siq eshte: Thomas P. Heckmann (headliner), I njohur si DRAX  qe eshte legjenda i technos viteve 90, pastaj Mattia Tranni (Analog Live) nga Italia, Joron Luka nga Holanda, Keikari (Modular Live) nga Franca, dhe Eliss (Hybrid Live) nga Kosova.

Kurse me 4 Gusht (te shtunen) do te performojne: Noneoftheabove (Hybrid Live) (headliner) nga Gjermania, Deformation Boolennee d_b (Live)  nga Franca, Hodone & Ostflux (Live Act) nga Franca e Kosova si dhe Sting Stang dhe Stratos nga Kosova.

E veçantë ne këtë edicion eshte fakti se per efektet vizuele do te kujdesen artistet vizuel nga Gjermania Sebastian Kökow dhe Kevin Paschold nga kompania 29 Nov. Films lider ne kete fushe, qe do te sjellin koncepte artistike vizuele ne skenen e madhe te The Summit Fest, dicka qe nuk kemi pas rast te shohim me pare ne vendin tone.

The SUMMIT Fest, mbeshtet nga Drejtoria per Kulture e Komunes se Prishtines, Ambasada Holandeze ne Kosove dhe ICK .

Gjithashtu sivjet festivali eshte fuqizuar nga Henineken, Lasko dhe Sola.

Ky festival mbahet me mbeshtetje nga Komuna e Prishtines dhe per mbarvajtjen e tij perveq sigurimit privat do te kujdeset edhe Policia e Kosoves.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)