18 Prill 2024

Sonte fillon festivali Hasi Jehon

Gjonaj, 5 maj - Në Gjonaj të Hasit sonte fillon Festivali tradicional folklorik " Hasi jehon".

Drejtori i festivalit, Haziz Hodaj, thotë se janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për mbarëvajtje sa më të suksesshme të edicionit të 33-të të këtij festivali.

 Ai ndjehet i lumtur që pas periudhës 2 vjeçare, si pasojë e pandemisë, " Hasi Jehon" po rikthehet në shtratin e tij në Kodrën e Pajtimit.

Sipas tij, interesimi i grupeve artistike për të marrë pjesë në festival ka qenë tejet i lartë, ndërsa njofton se nga ky edicion, është vendosur një rregulloree re dhe grupeve pjesëmarrëse iu është kërkuar që programin e tyre t'ia përshtatin kritereve të reja të ruajtjes së trashëgimisë shpirtërore të festivalit, pasi Festivai është në proces të pranimit nga Ministria e Kulturës që të jetë si aset në mbrojtje të përhershme.

Në edicionin e radhës së festivalit " Hasi jehon", do të marrin pjesë 16 grupe artistike nga hapësirat mbarëshqiptare, ndërsa tradicionalisht festivali hapet nga nikoqiri SHKA " Malësori" nga Gjonaj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)