20 Prill 2024

Shqipëria dhe Kosova me aktivitete të përbashkëta në fushën e kulturës

Prishtinë, 3 prill - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi (MKRS), priti  në takim ambasadorin e Shqipërisë Shkëlqesinë e tij, Qemajl Minxhozi.

Gjatë këtij takimi, ministri Gashi njoftoi Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë rreth të gjitha angazhimeve  dhe përgatitjeve që po i bënë Qeveria e Republikës së Kosovës dhe  MKRS në shënimin e vitit mbarë kombëtarë të Gjergj Kastriotit - Skënderbeut.

Theks i veçantë gjatë këtij takimi ju kushtua koordinimit të përbashkët në zhvillimin e aktiviteteve  që do të realizohen me rastin e vitit mbarë kombëtarë të heroit  Gjergj Kastrioti Skënderbeut si dhe shënimit të 140 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Qyteti  i Prizrenit do të jetë qendra kryesore e zhvillimit të të gjitha aktiviteteve që do të mbahen me rastin e shënimit të vitit mbarë kombëtarë të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.

Ministri Gashi dhe Ambasadori Minixhozi ranë dakord që në kuadër të shënimit të aktiviteteve të përbashkëta të vitit mbarë Kombëtarë të Gjergj Kastrioti - Skënderbeut të dyja vendet të zhvillojnë aktivitete të përbashkëta në fushën e kulturës.

Kultura e përbashkët kombëtare, gjithmonë ka pasur për orientim themelor vlerat dhe simbolikën që bartë në vete trashëgimia kastriotiane, sa i përket mesazheve dhe vlerave kombëtare, civilizuese dhe frymëzuese përgjatë shekujve.

Prandaj, institucionet më të larta kulturore të të dyja vendeve do të bashkërendojnë aktivitetet që përmes kulturës, nderimi për figurën e heroit kombëtar Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, të jetë në lartësinë e figurës së tij.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)