24 Prill 2024

Shpat Deda i bashkohet platformës avokuese “Miqtë e Fëmijëve”

Prishtinë, 28 shtator - Kantautori i suksesshëm, njëkohësisht producent i filmit “Home” dhe fitues i çmimit BAFTA Shpat Deda, i është bashkuar platformës avokuese të KOMF “Miqtë e Fëmijëve”.

 Në lidhje me vendimin e tij për të qënë në ndihmë dhe mbështetje të fëmijëve si dhe për tu angazhuar në çështje që prekin apo cënojnë mbrojtjen dhe të drejtat e fëmijëve, Shpat Deda është shprehur se  fëmijët janë potenciali në lulëzim e sipër i shoqërisë, dhe si të tillë ata janë tejet të brishtë dhe kanë nevojë për hapësirë të mjaftueshme zhvillimi ku ndjehen të sigurt, ku të drejtat e tyre nuk shkelen dhe ku talenti i tyre mbështetet dhe ushqehet nga shoqëria."

"Unë jam i nderuar që jam bërë pjesë e platformës avokuese “Miqtë e Fëmijëve” themeluar nga Koalicioni i Organizatave per Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, zotohem se do t’i përkrah aktivitetet e kësaj platforme me qëllim të mbështetjes së fëmijëve në Kosovë.”

Në 26 Shtator 2017, kantautori Shpat Deda  ka nënshkruar “Deklaratën e Zotimit” e cila është një përmbledhje e zotimeve të Miqve të Fëmijëve për tu angazhuar në çështjet që prekin apo cënojnë mbrojtjen dhe të drejtat e fëmijëve.

“Miqtë e Fëmijëve” është platformë avokuese e përbërë nga personalitete me karrierë të suksesshme nga fusha e diplomacisë, artit, kulturës, sportit etj, e cila ndihmon në rritjen e ndërgjegjësimit dhe promovimin e mbrojtjes së fëmijëve në të gjithë Kosovën, duke synuar vetëdijësimin e institucioneve dhe komunitetit, mbi rëndësinë e mbrojtjes së fëmijëve dhe investimin afatgjatë në fëmijë.

Kjo platformë dhe angazhimi i Miqve të Fëmijëve në fushata të ndryshme do të ndihmojë në rritjen e impaktit për çështjet e ndërlidhura me mbrojtjen dhe të drejtat e fëmijëve.

Kjo platformë është inicuar nga Koalicioni i OJQ-ve për mbrojtjen e fëmijëve – KOMF, themeluar në vitin 2011, është koalicion i përbërë nga 22 organizata jo qeveritare vendore dhe ndërkombëtare të cilat punojnë në fushën e mbrojtjes së fëmijëve, me mision të përbashkët avokimin për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Kosovë”.




 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)