25 Prill 2024

Shfaqet premiera e filmit "Dashuria s'mjafton"

Prishtinë, 10 prill - Sot në kinemanë "Cineplexx" do të shfaqet premiera e filmit të metrazhit të gjatë "Dashuria s'mjafton" me rexhi të Drilon Hoxhës.

Drejtor fotografie i filmit është Dashnor Asllani dhe me kastin e përbërë nga Drilon Hoxha, Dashnor Asllani, Guljelm Radoja, Çun Lajqi...,

"Dashuria S’mjafton"  është film i zhanrit Aksion ku ndërthuret drama dhe intriga.

Dashuria nuk është e mjaftueshme për të arritur synimet e vendosura dhe shihet si pengesë, e të duhet të bësh pakt me botën e krimit dhe shpesh të sakrifikosh shokët e familjen për ambicien.

E vetmja vlerë qe i ka mbetur qenies njerëzore po venitet me kalimin e kohës e po zëvendësohet nga inatet e hakmarrja.

 Filmi ilustron një të ri i cili rifiton lirinë por nuk i ndahet asaj rruge i komanduar dhe i iluminuar nga një profesor i vjetër i cili jep keshilla dhe komandon nga burgu.

Peripecitë dhe ligji i mbijetesës vjen instiktivisht nga nevoja e vetëmbrojtjes.

Një film që na bën të dashurojmë më shumë njerëzit, botën, natyrën e të respektojmë më shumë jetën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)