20 Prill 2024

Shfaqet premiera botërore e filmit ‘T’padashtun’ në Karlovy Vary

Prishtinë, 1 korrik - Filmi ‘T’padashtun’ nga regjisori debutant Edon Rizvanolli hapi programin konkurues ‘East of the West’ të festivalit prestigjioz Karlovy Vary.

Premiera botërore e filmit u dha sot në orën 16:00 duke qenë kështu filmi që garon bashkë me 11 filma të tjerë për çmimin kryesor të kësaj kategorie dhe për çmimin e jurisë.

Ky është viti i katërt rradhazi që në festivalin ndërkombëtar Karlovy Vary flitet shqip e shfaqen filma të mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

Filmi ‘T’padashtun’ flet për një adoleshent i cili jeton me nënën e tij kosovare në Amsterdam dhe që rikthimi i traumave të nënës së tij ia rrotullojnë botën. Në rolet kryesore janë Adriana Matoshi dhe Jason de Ridder.

Të pranishëm në premierë ishin skenaristi dhe regjisori Edon Rizvanolli, aktorët Jason de Ridder dhe Niki Verkaar si dhe drejtori i QKK-së Arben Zharku bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm të MKRS-së Veton Firzi.

Ky film është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Fondi i Filmit Holandez, Komuna e Gjakovës dhe Komuna e Prishtinës.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)