29 Mars 2024

Shfaqet filmi i Gjergj Xhuvani “Lindje, Perëndim, Lindje”

Prishtinë, 15 shkurt - Prej 19 shkurtit , në kinemanë ABC do të fillojë të shfaqet filmi i fundit  i regjisorit të mirënjohur shqiptar Gjergj Xhuvani “Lindje, Perëndim, Lindje”, film ky fitues i shpërblimit special të jurisë në Prifilmfest 2009 dhe TIFF 2009 (Tirana International Film Festival).

    * Premiera në Kino ABC – 19.02.2010 në orën 20:00
    * Shfaqja për media dhe konferenca për shtyp në kino ABC – 19.02.2010 në orën 13:00

Filmi është  bashkëprodhim shqiptar, italian, maqedon dhe kosovar, ku si koproducent është kompania kosovare filmike “puntoria kreative ISSTRA”.

Filmi është shfaqur me shumë sukses edhe në festivalin e filmit në Selanik dhe është ftuar të shfaqet edhe në Festivalin e Sofjes dhe San Franciskos.

Sinopsis i “Lindje, Perëndim, Lindje”

Fillimi I viteve të nëntëdhjeta në Shqipëri. Me “urdhër prej së larti”, formohet një grup çiklistësh I cili duhet të marrë pjesë në gara ndërkombëtare të çiklizmit në Francë, me kërkesë që mos të kthehen në mëmëdhe pa trofe.

Grupi I çiklistëve, në krye me trajnerin (Ndriçim Xhepa), një kampion shqiptar në çiklizëm, tash mjeshtër biçikletash, nisen me traget nga Durrësi në Itali, ku duhet të kalojnë një natë e pastaj të nisen për në Francë. Në ndërkohë, në Shqipëri fillojnë trazirat dhe shembja e sistemit komunist.

Ekipi kombëtar I çiklistëve mbetet në Itali pa përkujdesjen e askujt. Në kohën kur I gjithë populli në Shqipëri tentonin të iknin drejt perëndimit duke shpresuar në një jetë më të mirë, ekipi I çiklistëve vendosin të kthehen në mëmëdhe.

Informata të përmbledhura:

Filmi është bashkëprodhim: Shqiperi – Itali - Maqedoni - Kosovë

Producent: Arben Tasellari , Francesko Tagliabue

Koproducent: Shkumbin Istrefi – Puntoria Kreative ISSTRA

Skenari: Gjergj Xhuvani, Dhimitër Xhuvani

Regjia: Gjergj Xhuvani

Luajnë: Ndriçim Xhepa, Helidon Fino, Gentian Hazizi, Ervin Bejleri, Lulzim Zeqja, Oni Pustina, Shkumbin Istrefi, Valina Muçolli, etj. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)