19 Prill 2024

Shfaqet dokumentari 'Run for Sharr'

Prishtinë, 23 nëntor - Dokumentari “Run for Sharr” është xhiruar në gusht të vitit 2021 gjatë maratonës 4-ditore të organizuar nga Fondacioni Utalaya dhe WWF Adria me qëllim promovimin e rëndësisë së Parkut Kombëtar Sharri në Kosovë.

E shoqëruar nga vrapues të tjerë, Uta Ibrahimi, alpiniste dhe vrapuese e njohur, ka kapur bukurinë e malit dhe ka nxjerrë në pah bukuritë dhe pasojat e sjelljes së papërgjegjshme ndaj burimeve të tij natyrore.

Në këtë ngjarje do të kemi të pranishëm përfaqesues të Institucioneve Shtetërore, Ambasada të ndryshme si dhe organizata tjera ndërkombëtare për të përcjellur dokumentarin si dhe diskutimet e të gjitha palëve të interesit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)