28 Mars 2024

Shënohet dita ndërkombëtare e personave me aftësi të kufizuara

Prishtinë, 3 dhjetor - Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës dhe Handikosin organizojnë konferencën vjetore me rastin e Ditës ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara.

Konferenca zhvillohet në kuadër të projektit të financuar nga BE-ja "Promovimi i përfshirjes në procese konsultuese mbi qeverisjen dhe reformën e administratës publike në sektorin e aftësisë së kufizuar në nivel lokal, kombëtar dhe rajonal", e cila mbështetet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Handikosi.

Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara  është iniciuar nga Kombet e Bashkuara që nga viti 1992.

Me një nga qëllimet kyçe të ngritjes së vetëdijes për përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara në jetën politike, sociale, ekonomike, dhe kulturore duke u fokusuar kështu në tematika të ndryshme ndër vite. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)