19 Korrik 2018

Shenjëzimi dhe reklamimi kaotik në Qendrën Historike të Prizrenit

Prishtinë, 29 qershor –  EC Ma Ndryshe sot ka organizuar performancën publike “Shenjëzimi dhe reklamimi kaotik në Qendrën Historike të Prizrenit”. Përmes këtij aktiviteti EC ka shprehur shqetësimin lidhur me shenjëzimin për trashëgiminë kulturore të patrajtuar nga shteti dhe reklamimin e pakontrolluar, që si rezultat kanë sjellë një degradim vizuel të Qendrës Historike të Prizrenit.

Kësaj performance publike i ka paraprirë një hulumtim, të cilin EC Ma Ndryshe e ka bërë për problematikën në fjalë. Nga ky hulumtim janë identifikuar mbi 200 ndërtesa që kanë tabela dhe reklama që janë në kundërshtim me Ligjin për Qendrën Historike të Prizrenit dhe Vendimin mbi vendosjen e tabelave dhe reklamave në territorin e qytetit të Prizrenit. Ndërkohë përfitimi i Komunës nga taksat për reklama përgjatë kësaj periudhe ka qenë 0 euro. Vendosja e reklamave të partive politike, bizneseve e organizatave kryesisht është bërë pa pëlqim të organeve të trashëgimisë kulturore.

Ky hulumtim është marrë specifikisht me identifikimin e fenomenit të degradimit vizuel dhe adresimin e përgjegjësive fillimisht institucionale të Qendrës Historike të Prizrenit dhe nuk pretendon të denigrojë apo dëmtojë bizneset e veçanta që janë paraqitur përmes reklamave të tyre.

Si mangësi që adresohet përmes kësaj performance është mungesa e standardizimit nga shteti për sinjalistikë rrugore, shenjëzim e tabela interpretuese për lokalitete të trashëgimisë. Sinjalistika rrugore, shenjëzimi i lokaliteteve të trashëgimisë dhe tabelat interpretuese të këtyre lokaliteteve janë pjesë përbërëse, në mos esenciale të promovimit të një lokaliteti të trashëgimisë kulturore dhe natyrore. Kosova në përgjithësi në krahasim me shtetet e rajonit është shumë prapa sa i përket rregullimit të kësaj fushe, andaj kjo është edhe një thirrje tjetër që i bëhet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit  dhe Ministrisë së Infrastrukturës të përfundojnë sa më parë përcaktimin e legjislacionit për standardizimin e sinjalistikës rrugore për lokalitetet e trashëgimisë kulturore dhe udhëzuesin për komunat e Kosovës ku do të përcaktohej formati teknik i shenjave për sinjalistikë rrugore dhe atë këmbësorike.

Komuna e Prizrenit udhëzohet që ta bëjë përditësimin dhe përmirësimin e vendimit mbi vendosjen e tabelave dhe reklamave në territorin e qytetit të Prizrenit duke i shtuar disa nene përkatëse dhe duke qartësuar disa të tjera. Ky vendim duhet të përcillet edhe me një udhëzues grafik për shenja dhe reklama në Qendrën Historike të Prizrenit në mënyrë që të lehtësohej sidomos puna për biznese. Hulumtimin e plotë dhe rekomandimet në detaje mund ta gjeni këtu: http://ecmandryshe.org/repository/docs/180629091001_Reklamat_QHPZ.pdf
 
EC është në dijeni mbi hapat e fundit të ndërmarrë nga komuna e Prizrenit lidhur me lirimin e hapësirave të uzurpuara publike dhe largimin e disa reklamave pa leje andaj edhe e përgëzon Komunën për këto veprime. Në të njëjtën kohë EC njofton që edhe vendosja e reklamës nga ana jonë në urën e Arastës është realizuar në shenjë proteste pa leje dhe fton autoritetet lokale ta bëjnë largimin e saj duke vazhduar tutje me të gjitha shenjëzimet dhe reklamimet brenda Qendrës historike të Prizrenit që bien në kundërshtim me ligjin për këtë zonë.

Ky aktivitet u organizua ne kuadër të projekti "Qytetet Gjithëpërfshirëse” - promovimi dhe përhapja e metodologjisë së planifikimit urban me pjesëmarrje” i cili përkrahet financiarisht nga Olof Palme International Center, që përkrahet nga Qeveria e Suedisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 Korrik 2018  - Në Universitetin “Kadri Zeka ” në Gjilan mbahen provimet pranuese. (Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, ora 9:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporti, Kujtim Gashi merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Pishinës Olimpike në në Prizren, investim i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. (Palestra Sportive “Sezai Surroi” Prizren, ora 10:30)

- Nisin punimet për ndërtimin e rrugës  në fshatin historik - turistik Belle. (Kilometri i-të  përgjatë rrugës në grykën e Deçanit  afër hotel Kalaja, ora 10:00)

- Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës mban konferencën për media (Ndërtesa e Kuvendit, para sallës C301, ora 13:00)

- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli do të pret në takim homologun e tij nga Republika e Maqedonisë, Ministrin e Punëve të Jashtme, Nikola Dimitrov. (Ndërtesa e MPJ-së, ora ora 13:15 - vetëm pamje)

- Ministri i Financave Bedri Hamza dhe menaxheri i Bankës Botërore për Kosovën Marco Mantovanelli nënshkruajn marrëveshje për financimin e projektit të Ekonomisë Digjitale në Kosovë në vlerë prej  20.7 milion euro. (Ndërtesa e Qeverisë, kati 11, ora 14:00)

- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli do të pret në takim homologun e tij nga Republika e Maqedonisë, Ministrin e Punëve të Jashtme, Nikola Dimitrov mbajn konferencë për media do të mbahet. (Ndërtesa e MPJ-së, ora 14:00)

- Në përkujdesjen e Komunës së Deçanit Kryetarit, Bashkim Ramosaj në bashkëpunim më zyrën e diasporës organizohet hapja e  panairit - verorë  2018. (Qendra e qytetit të Deçanit, ora 16:00)

- Asociacioni i Agjencive për Zhvillim Rajonal organizon ceremoninë përmbyllëse të dhënies së Granteve. (Hotel Sirius, ora 17:00)

- Rritja e vetëdijës mbi migrimin, refugjatët dhe viktimat e konfliktit, si dhe eksplorimi i kulturës dhe identitetit përmes artit publik, bisedave dhe tregimeve, janë karakteristikat kryesore të ngjarjes 'Arti i Migrimit' që do të mbahet në Prishtinë. (Miqt Pub pranë Swiss Diamond Hotel, ora 17:00)