25 Qershor 2018

SHBA paralajmëron tërheqje nga UNESCO

Washington, 12 tetor - Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë thënë se do të tërhiqen nga UNESCO, duke e akuzuar organizatën për qëndrime kundër Izraelit.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Heather Nauert tha përmes një deklarate se “ky ishte një vendim i vështirë por pasqyron shqetësimet e Uashingtonit për borxhet e shtuara të UNESCO-s, nevojën për reforma thelbësore si dhe vazhdimin e qëndrimeve kundër Izraelit .

Tërheqja e Shteteve të Bashkuara, që japin një-të-pestën e buxhetit të UNESCO-s është një goditje e rëndë për organizatën me seli në Paris, që u themelua në vitin 1946. Sipas zëdhënëses së Departamentit të Shtetit, tërheqja e Shteteve të Bashkuara nga UNESCO do të ndodhë më 31 dhjetor të vitit 2018.

Disa orë më vonë, edhe Izraeli deklaroi se do të tërhiqet nga UNESCO.

Në një deklaratë të qeverisë izraelite thuhej se kryeministri Netanyahu "e mirëpret vendimin e Presidentit Trump për t’u tërhqequr nga UNESCO. Ky është një vendim i guximshëm dhe moral, sepse UNESCO është bërë skenë e absurditeteve dhe ngaqë në vend që ta ruajë historinë, e shkatërron atë.”

Zyrtarët e UNESCO-s shprehën keqardhje lidhur me vendimin amerikan për tërheqje nga organizata. Sekretarja e Përgjithshme e organizatës tha se SHBA do të vazhdojnë të mbeten të angazhuara në organizatë në rolin e vëzhguesit dhe se si një nga vendet themeluese të agjencisë, atyre do t’u jepet mundësia të rikthehen në këtë organizatë.

Ambasadorja amerikane në OKB Nikki Haley, tha se vendimi ishte i nevojshëm “pas një vendimi fyes dhe të motivuar politikisht”, për ta emëruar Qytetin e Lashtë të Hebronit dhe Varrin e Patriarkëve, si pjesë të territorit palestinez.

Kryetari i Komisionit me Jashtë në Dhomën e Përfaqësuesve Ed Royce tha përmes një deklarate, se vendimi i SHBA për t’u tërhequr nga UNESCO ishte “fatkeq, por i përshtatshëm, duke patur parasysh menaxhimin e keq të organizatës dhe qëndrimet shqetësuese ndaj Izraelit.”

Shtetet e Bashkuara anuluan një kontribut të konsiderueshëm buxhetor tek UNESCO në vitin 2011, si protestë për anëtarësimin me të drejta të plota të palestinezëve në të. Presidenti Reagan e tërhoqi Amerikën nga UNESCO në vitin 1984 për shkak të keq-menaxhimit financiar dhe disa qëndrimeve anti-amerikane, por Shtetet e Bashkuara u rianëtarësuan përsëri në vitin 2002 në kohën e adminisitratës së presidentit George ë. Bush.

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Qershor 2018  - Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi Inject, organizon tryezën me temë 'Si ta parandalojmë dhunën ekonomike?', ku edhe do të prezantohet Iniciativa për Ndryshimin e Ligjit për Familjen, gjegjësisht saktësimi i dispozitave ligjore në lidhje me ndarjen e pasurisë së përbashkët bashkëshortore. (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Komuna e Gjilanit dhe organizata “Let’s Do It Kosova' te mbështetur nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor organizojn aksion pastrimi në kuadër të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” në Gjilani. (Para teatrit të Gjilanit, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e diplomimit të kadetëve të Forcës  së Sigurisë së Kosovës. (Kazerma 'Skënderbeu’, në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes,  në Ferizaj, ora 11:00)

- Zyra e Bashkimit Evropian dhe Ministria e Integrimit Evropian organizojn takimin iniciues për nisjen e programimit të programeve kombëtare për Kosovën, IPA 2019 dhe IPA 2020, të financuara nga Bashkimi Evropian. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet dhe Financa mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin nr.06/L-072 për Institucionet Mikrofinanciare dhe Institucionet Financiare Jobankare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:30)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj e viziton Komunën e Klinës ku do te takohet me Kryetarin Komunës, drejtorët dhe asamblistët. (Objekti i Komunës se Klinës, ora 14:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj takohet me familjarë  të dëshmorëve, biznese lokale, persona nga fusha e artit, sportit, muzikës, OJQ, etj, të Komunës së Klinës. (Objekti i Komunës se Klinës, ora 15:00)