29 Mars 2024

Sejdiu dekoroi luftetarët me Urdhrin Hero i Kosovës

Prishtinë, 16 shkurt - Në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, neni 84, pika 28 si dhe në bazë të Rregullores mbi Dekoratat, Urdhrat dhe Titujt e Nderit të Kosovës që i jep Presidenti i Republikës së Kosovës dhe Procedurat e Dhënies së tyre, Neni 3, 19 dhe 34, Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, në kuadër të kompetencave të tij, me rastin e dyvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka vendosur që:

Për kontribut të veçantë dhënë për lirinë dhe pavarësinë e shqiptarëve dhe të Kosovës, të dekorojë me Urdhrin Hero i Kosovës personalitetet e shquara të historisë sonë: Ymer Prizreni, Haxhi Zeka, Hasan Prishtina, Bajram Curri, Isa Boletini, Shotë Galica dhe Azem Galica.

Me motivacion: Kontributi i Ymer Prizrenit, Haxhi Zekës, Hasan Prishtinës, Bajram Currit, Isa Boletinit, Shotë Galicës dhe Azem Galicës për lirinë dhe pavarësinë e shqiptarëve dhe të Kosovës mbetet i një rëndësie të pashembullt. Duke ia kushtuar tërë jetën luftës së drejtë, ata dhanë shembullin më të mirë të udhëheqësve me vizion për një të ardhme të dinjitetshme të kombit dhe vendit tonë.

Vlerësimi për sakrificën dhe kontributin e tyre është edhe vlerësim i popullit, i cili me veprën dhe personalitetin e  tyre është frymëzuar përgjatë deceniesh, deri në realizimin e plotë të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)