25 Prill 2024

Scampa dhuron 12,000 njësi qese për dyqanet e bamirësisë Teshaveshës

Prishtinë, 18 dhjetor - Dyqani i bamirsisë ‘Teshavesha’ tani vepron në dy lokacione në qytetin e Prishtinës dhe në një lokacion në qytetin e Ferizajit falë mbështetjes së vazhdueshme të donatorëve dhe qytetarëve.

Për më shumë se tri vjet, Scampa ka qenë partner besnik dhe donator i vazhdueshëm i Teshaveshës, ku për herë të katërt rradhazi ata dhuruan gjithsej 12,000 njësi të qeseve për të mbështetur aktivitetet e tri dyqaneve të Teshaveshës përgjatë vitit 2019.

Scampa është një prodhues industrial i qeseve të plastike që operon që nga viti 2007. Pas disa vitesh punë dhe investimeve të mëdha në pajisje dhe staf, fabrika ka rritur kapacitetin për të furnizuar tregun e Kosovës, si i tillë që të bëhet i njohur për produktet e saj të qeseve plastike të biodegradueshme. Kontributi i Scampa ndihmon në mbështetjen e programeve të kujdesit shëndetësor të Fondacionit Aksioni për Nëna dhe Fëmije

Dyqanet e bamirëse ‘Teshavesha’ pranojnë dhe shesin rroba të përdorura nga qytetarët, ndërsa fondet e mbledhura shkojnë për programet të cilat ndihmojnë në përmisimin e shëndetit të nënave dhe fëmijëve, si: blerja e medikamenteve dhe pajisjeve mjekësore, zhvillimi i sistemit të referimit neonatal dhe zhvillimi i qendrave informuese për shëndetin e gruas ” Klasat për Nëna “.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)