25 Shtator 2022

Save the Children do to lansojë raportin ‘Zërat e Rinj’

Prishtinë, 1 qershor - Më rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve Save the Children në Kosovë do to lansojë raportin ‘Zërat e Rinj’.

‘Zërat e Rinj’ është një anketë mbarëkombëtare e zhvilluar nga Save the Children, e cila i reflekton perspektivat e mbi 1200 fëmijëve në mbarë Kosovën për sigurinë, bullizmin, shëndetin mendor dhe pjesëmarrjen e tyre.

Ky raport shfaqë pikëpamjet e fëmijëve për të ardhmen e tyre dhe tema shpesh të paeksploruara, si spektri gjinor, ndryshimet klimatike dhe mjedisi.

Kjo ngjarje na ofron një mundësii për t'u përfshirë në një diskutim të sigurt me fëmijët për nevojat e tyre dhe bën thirrje për veprim ndaj bartësve të detyrës.

Po sot në takimin avokues mes Kryetarit të Komunës së Prishtinës Përparim Rama dhe përfaqësuesve të Grupit të udhëhequr nga fëmijët “Respect Our Rights-ROR” dhe Asamblesë Komunale të Fëmijëve në Prishtinë, fëmijët do i prezantojnë të gjeturat e raportit ‘Zërat e Rinj’.

Save the Children në Kosovë shpreson që rezultatet e raportit dhe ky takim të ndikojnë në hartimin e politikave dhe shërbimeve që iu japin përparësi interesave dhe nevojave të fëmijëven në nivelin lokal siç parashihet me Konventën e OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve (KDF) dhe brenda kornizës vendore legjislative.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 shtator 2022

- Federata Atletikës së Kosovës dhe Departamenti i Sporteve, organizon maratonën “Prishtina 2022”, në të cilën marrin pjesë mbi 500 garues. (Nisja bëhet nga Teatri Kombëtar, ora 9:00)

- Me qëllim të koordinimit ndër-institucional mes Qeverisë dhe Pushtetit Lokal mbahet takimi i përbashkët me Kryeministrin, Albin Kurti, Ministrin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, Ministrin e Financave, Hekuran Murati, Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe Kryetarët e Komunave me ç ‘rast do të diskutohet performanca buxhetore e Komunave dhe Investimet Kapitale, energjia, etj... (Hotel Dukagjini në Pejë, ora 10:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban Konventën Programore të Gruas Demokratike të Kosovës.  (Hotel Emerald, ora 10:00)  

- Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan mban konventën e madhe programore. (Salla e Teatrit të Qytetit në Gjilan, ora ora 11:00)

- Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë bën prezantimin e instalacionit simbolik “Fëmijët në Shkolla”. (Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë, ora 12:00)
 
- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Zëvendëskryeministren për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Redžepi, marrin pjesë në hapjen solemne të Qendrës Kulturore Boshnjake, me rastin e festimit të Ditës Kombëtare të Boshnjakëve. (Qendra Kulturore Boshnjake në Prizren, ora 14:00)