28 Mars 2024

Sandra Bullock nis procedurat e divorcit me James

SHBA, 1 prill - Sandra Bullock më në fund duket se ka vendosur t'i besojë gjithçka avokatit të saj për procedurat e divorcit.

Flitet edhe për "betejë" përsa i takon marrjes në besim të fëmijëve të burrit të saj. Gjithsesi flitet se aktorja është bindur dhe tashmë ka vullnetin për t'u ndarë nga burri, i cili e ka tradhtuar me të paktën 4 femra.

Ndërkohë, vetë Jesse James mësohet se po bën një tentativë të fundit të dëshpëruar për të shpëtuar martesën, duke shkuar në një qendër rehabilitimi.

Pikërisht siç ndodhi me Tiger Woods, Jesse ka zgjedhur një klinikë për të kuruar varësinë e tij ndaj seksit. Zëdhënësi personal ka mbajtur sekret vendin, ku klienti i tij është mbyllur, por ka pranuar:

"Donte një trajtim mjekësor për të përballuar çështjet personale - ka deklaruar ai. James e kuptoi se ishte koha për të ndihmuar veten, familjen e tij dhe të shpëtojë lidhjen me Sandrën".

Gjithashtu si për t'i hedhur tjetër benzinë zjarrit ka ardhur një foto e burrit, teksa gjysmë nudo dhe me një kapele ushtarake në kokë, bën një përshëndetje naziste përpara objektivit.

Fotografia është kryer në vitin 2004, gjatë një feste në të cilën James ishte në superxhiro, ndërkohë që diçka e tillë ka bërë të shpërthejnë menjëherë polemikat në Amerikë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)