24 Prill 2024

RrGK mban kuvendin vjetor të 20-të të anëtareve

Prishtinë, 17 dhjetor - Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka njoftuar se do të organizojë sot Kuvendin e 20-të Vjetor të Anëtareve.

"Është koha kur prezantojmë para organizatave anëtare si dhe para të gjithë juve, përparimin tonë në zbatimin e Strategjisë 2019-2022, me theks të veçantë në aktivitetet tona përgjatë vitit 2022", thekson RrGK.

Mbi të gjitha sipas RrGK-së është koha për të festuar, reflektuar si dhe për të vlerësuar kontributin e të gjithëve drejt avancimit të të drejtave të grave dhe arritjes së barazisë gjinore në Kosovë dhe përtej saj.

 Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) u themelua në vitin 1996, si një rrjet joformal i grupeve të grave dhe organizatave të regjioneve të ndryshme të Kosovës.

Që nga fillimi, RrGK u zhvillua në një rrjet që avokon në emër të grave dhe vajzave kosovare, në nivelin lokal, regjional dhe ndërkombëtar.

Duke përfaqësuar intereset e 190 organizatave anëtare, përfshirë këtu organizatat e grave të të gjitha grupeve etinike në mbarë Kosovën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)