23 Prill 2024

Ronnie Romero për herë të parë në Kosovë, Hardh Fest me shumë risi

Prishtinë, 30 korrik - Vokalisti i famshëm i rock grupit të mirënjohur botërorë, Rainbow, Ronnie Romero, ekskluzivisht për herë të parë në Kosovë, do të përformojë në Hardh Fest 2019 pas turneut të tij shumë të suksesshëm nëpër Evropë! Ronnie Romero do të jetë i shoqëruar nga bendi Eridan.

Përveç Ronnie Romero, line-up sivjet pasurohet edhe me prezencën e 3 Musketjerëve - Elton Deda, Aleksandër Gjoka dhe Redon Makashi.

Vazhdojmë me rock grupet ndërkombëtare, ku grupi më i famshëm i rokut alternativ në Hungari, The Moog, do të jetë poashtu pjesë e Hardh Fest 2019.

Nga Rock Grupet tjera prezentë në festival, do të jenë edhe Rahoveci All Stars, Votra dhe 4x4.

E veçanta e Hardh Fest 2019 është se main DJ të secilës natë janë të gjitha vajza dhe gra  - DJ Jehonë, nga Kosova, Amer Doux nga Shqipëria dhe Ana Malo nga Maqedonia e Veriut.

Drejtori Artistik i Hardh Fest, Gardalin Shtavica thotë se përveç promovimit të rrushit , verës dhe rakisë, në Hardh Fest publiku do të ketë mundësi të dëgjojë muzikë nga rock bande të ndryshme të njohur ndërkombëtarisht. Gjithashtu ai ka publikuar gjithë Line Up-in e koncerteve gjatë HardhFest.

“Sikur çdo vit edhe këtë vit kemi përgatitur një line-up shumë të veçantë. Perveç rock grupeve do të ketë DJ, ku specifikë e këtij viti është se gjithë Dj do të jenë femra. Më këtë përzgjedhje ashtu kemi dashur qe të ngritim rolin e gruas. Head-line i festivalit të sivjetëm është Ronnie Romero, këngëtari i grupit aktual Rainbow. Ai vjen në Rahovec pas një turneu të suksesshëm me Rainbow që e kanë pasur në festivale të ndryshme të Evropës në stilin rock, gjithandej në Evropë. Ronnie Romero do të performojë në përcjellje të grupit Eridan. Ronnie Romero aktualisht është këngëtari më i pëlqyer, është prej vokaleve më të mira që është sot në tregun e muzikës", tha Shtavica

Line Up i Hardh Fest 2019 kompletohet me DJ Fisnik Kuqi, Mike B dhe DJ Lori K!

E siç e do tradita, me prerjen e kalaveshit të rrushit, Hardh Fest do të bëjë hapjen zyrtare të këtij edicioni. Gjithashtu gjatë 3 ditëve të festivalit do të ketë edhe aktivitete të ndryshme si garat e vjeljes së rrushit dhe garat në shtrydhjen e rrushit. Risi e këtij edicioni do të jetë HardhEx, ku do të mbahen garat për pirje, e që të drejtë për pjesëmarrje do të kenë personat mbi 24 vjeç.

Gjatë gjithë edicioneve, Hardh Fest ngritë një kauzë dhe organizon fushata sensibilizuese. Këtë vit, Hardh Fest do të mbështes fëmijët me sëmundje Fibrozë Cistike

“Në mbështetje të fëmijëve me sëmundjen e rrallë dhe të kushtueshme - fibroza cistike, do organizohet mini-maratona e vrapimit në kuadër të Hardh Fest. Në përkrahje të kësaj kauze – 100% e fondeve të numrave të blerë për pjesëmarrje (minimum 5 euro për numër) dhurohen për shoqatën për fëmijët me fibrozë cistike.”, ka thënë Dea Luma, përgjegjëse për Marrëdhënie me Publikun.

Shtandi për shitjen e numrave do të jetë nga sot, e marte deri të premtën, nga ora 12:00 deri në 17:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Ndërsa, Nora Boshnjku përfaqësuese nga Komuna e Rahovecit si dhe anëtare e këshillit organizativ të Hardh Fest, thotë se ky festival sjellë një nga eksperiencat më të bukura në Rahovec si dhe këtë vitë, komuna e Rahovecit këtë vit përkrahë me më shumë mjete financiare si dhe në vitet në vazhdim do të vazhdoj të rris buxhetin për Festivalin Hardh Fest.

“Komuna e Rahovecit për sivjet ka ndarë mjete financiare më shumë se vitet e kaluara, me vlerë prej 15 mijë euro për përkrahjen e Festivalit Mjetet janë të siguruara nga Kodi i subvencioneve në bujqësi në përputhje me rregulloren e Ministrisë së Financave, mbi kriteret, standardet dhe procedurat e financimit publik të organizatav jo qeveritare”, ka thënë Boshnjaku.

Nën sloganin “Një got’ për mot!”, Hardh Fest 2019 këtë vit mbahet më 16, 17 dhe 18 gusht.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)