19 Mars 2024

Rita Ora vjen sot vjen në Prishtinë

Prishtinë, 17 shkurt - Për nder të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, festimeve jubilare sot do i bashkohet edhe këngëtarja me prejardhje nga Kosova dhe me famë botërore, Rita Ora.

Rita Ora sot do të arrijë në Kosovë ku bashkë me Këshillin Organizativ për Shënimin e Dhjetëvjetorit të Pavarësisë, ajo do e mbajë një konferencë për mediat vendore e ndërkombëtare që këto ditë po qëndrojnë në Kosovë.

Këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Rita Ora, vetë ka shprehur gatishmërinë që të vijë të këndojë në Prishtinë, duke i bërë kështu një dhuratë Republikës së Kosovës në jubileun e madh, në dhjetëvjetorin e shpalljes së pavarësisë.

Performanca e këngëtares sonë me famë botërore do të shtrihet nga sheshi ”Skenderbeu”, përgjatë sheshit “Nënë Tereza”, deri te sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, më 17 shkurt 2018, në koncertin festiv.

Me kërkesë të vetë Rita Orës, i gjithë koncerti festiv do të jetë i hapur për të gjithë qytetarët e Kosovës.

 
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)