29 Mars 2024

Restaurohet shtëpia e familjes Doda

Prizren, 19 maj - Në shënim të 53 vjetorit të themelimit të Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në regjionin e Prizrenit, kanë filluar punimet për restaurimin e shtëpisë së familjes Doda në qytetin e Prizrenit.

Punimet në këtë ndërtesë po behën në kuadër të zbatimit të projektit masat preventive intervenimet emergjente të cilat financohen nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Shtëpia e familjes Doda, është monument me karakter repezentativ dhe artistik, shtrihet brenda Qendrës Historike të Prizrenit, respektivisht në kuadër të Kompleksit Monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe në afërsi të disa shtëpive tradicionale në këtë zonë.

Shtëpia e familjes Doda mendohet, të jetë ndërtuar gjatë shekujve XVIII-XIX dhe karakterizohet për nga shembujt më reprezentative të shtëpive brenda në Kompleks dhe më gjerë të qytetit, të ruajtura deri në ditët e sotme.

Kjo ndërtesë është simbol i arkitekturës tradicionale të banimit, me elemente karakteristike të cilat vërehen si në eksterier ashtu edhe në enterier. Karakteristike për shtëpinë është fasada ballore, e orientuar kah rruga, me një trajtim të lartë artistik, ku vërehen elemente të punuara me mjeshtëri nga e kaluara e hershme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)