02 Mars 2021

Restaurohet mulliri i shekullit 19 në Graboc të Obiliqit

Prishtinë, 28 korrik - Mulliri i Behramajve në Graboc të Obiliqit, i vitit 1864, restaurohet me investimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Në përurimin e restaurimit të tij, mori pjesë edhe Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sporit, Vlora Dumoshi, e shoqëruar nga zëvendësministrat Halil Matoshi dhe Qazim Rrahmani si dhe kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi.

Me këtë rast, ministrja Dumoshi tha se mulliri është pjesë e veçantë dhe e rëndësishme e kësaj zone, i cili ka luajtur një rol jetik në jetën e njerëzve dhe ka shërbyer për furnizimin e banorëve me përbërësin kryesor të ushqimit, miellin.

“Ky mulli ka një histori dhe i cili i ka mbijetuar fazave të ndryshme të historisë, përplasjeve të ndryshme, sidomos me këtë pjesë të popullatës, e që në luftën e fundit, banorët janë furnizuar me miell prej këtij vendi”, u shpreh ndër të tjera ministrja, duke thënë se ndjehet e lumtur që MKRS-ja e ka restauruar këtë objekt të trashëgimisë.

Gjithashtu, në kuadër të vizitës në Komunën e Obiliqit, ministrja ka zhvilluar një takim në komunë, ku me kryetarin Xhafer Gashi, kanë diskutuar për projektet që deri tani ministria ka investuar në këtë Komunë, sikurse është shtëpia e kulturës, të cilin ministrja pati rastin të vizitojë dhe e cilësoi si një investim me vend, të cilin e ka mbështetur MKRS-ja.

Ministrja Dumoshi e informoi kryetarin Gashi se MKRS-ja do ta përkrah për vitin 2021 me dy projekte të rëndësishme të cilat komuna i parasheh më me prioritet. Ajo porositi kryetarin që të informojë dhe nxisë organizatat rinore që të aplikojnë në thirrjet që ministria shpall për financim të projekteve për rini.

Nga ana e tij, kryetar i Obiliqit, Xhafer Gashi, e falënderoi ministren Dumoshi për tërë përkrahjen që ka dhënë dhe që planifikon për vitin e ardhshëm në projektet që janë me interes për Komunën e Obiliqit.

Kryetari Gashi tha se MKRS-ja në vazhdimësi e ka pasur në vëmendje komunën e Obiliqit.

Dumoshi e Gashi vizituan edhe shkollën “Ismail Dumoshi” në Obiliq, e cila mban emrin e heroit të Kosovës, i cili është i ati i ministres Vlora Dumoshi.

-- 

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 Mars 2021

- U.d. Presidentja Vjosa Osmani pret në takim të ngarkuarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. (Kabineti i Presidentes, ora 8:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj pret në takim përfaqësuesin e BE-së për dialogun Kosovë - Serbi, Miroslav Lajçak. (Zyret e Selisë Qendrore të PDK-së, ora 9:50 - mediat të marrin pamje nga ky takim)

- Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik dhe USAID në Kosovë, lansojnë dy module të reja të prokurimit elektronik. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

-  Koalicioni ad-hoc i organizatave të shoqërisë civile dhe aktivistëve mbajnë konferencë për media, me ç’rast do të bëhet dorëzimi i përgjigjes në padinë e ngritur nga kompania KelKos Energy Sh.p.k ndaj aktivistes Shpresa Loshaj.  (Para objektit të Gjykatës Themelore, dega Deçan, ora 11:00)  

- Naša Inicijativa organizon protestë paqësore kundër uzurpimit të vendeve të garantuara në parlament si pasojë e një procesi jodemokratik zgjedhor dhe të kompromentuar nga manipulime në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 14 shkurt 2021. (Pikënisja e protestës fillon nga Hotel Grandi, ora 12:00)