19 Prill 2024

Regjisorja Luce Grosejan prezanton "Vizioni i femrës për seksin në animacion"

Prishtinë, 1 gusht - Në kuadër të programit special të edicionit të 9-të të Festivalit të filmit të animuar Anibar, ju sjellim prezantimin e regjisores Luce Grosejan nga Franca, e cila do të prezantojë lidhur me temën "Vizioni i femrës për seksin në animacion".

Kinemaja, interneti, gjegjësisht bota në të cilën jetojmë, ka mbuluar vizionin mashkullor të seksit, vizionin performativ, duke u fiksuar në dëshirën dhe epshin mashkullor. Fatmirësisht në industrinë e animacionit ka regjisore të cilat vendosën ta eksplorojnë, dokumentojnë, dhe ofrojnë prezantime të reja të seksit në animacion. Në vitin 2014 Luce Grosjean themeloi "Seve Films", një kompani shpërndarëse me qëllim promovimin e filmave të studentëve në festivale të animacionit, por edhe për të regjisorëve të rinjë të talentuar. Grosjean në vitin 2017, iu bashkua Miyu Productions për të krijuar Miyu Distribution, të specializuar në shpërndarjen në festivale dhe në shitje ndërkombëtare. Ajo është anëtare aktive në disa organizata në industrinë e animacionit sikurse "Les Femmes s'animent", dhe organizata "Women in Animation".

Grosejean, gjatë festivalit do jetë pjesëmarrëse në panelin i cili ndërlidhet me temën e edicionit të 9-të të festivalit që është 50/50 dhe në kuadër të kësaj organizohet paneli me temën: "Puna drejt barazisë në industrinë e filmit", i cili synon të krijojë vend për diskutim të hapur, mbi rëndësinë e arritjes së vetëdijes, në çështjen e barazisë gjinore në industrinë e filmit.

Ky panel diskutimi, ku do marrin pjesë edhe regjisorë lokal, do të fokusohet në identifikimin e zbrazëtive ekzistuese gjinore në industrinë e filmit në Kosovë. Shqyrtimi i pengesave  kryesore dhe arsyeve për praninë e kufizuar të femrave në industrinë e filmit, pavarësisht potencialit të femrave në këtë industri. Gjithashtu, do të adresohen problemet e pabarazisë në mes të femrave dhe meshkujve në role kyçe siç janë (regjia, skenari, prodhimi) si dhe strukturat vendimmarrëse në industrinë e filmit.

Ju ftojmë të jeni pjesë e prezantimit dhe panelit:

-The Vision of Woman about Sex in Animation" më datën 16.08 në orën 14:00-16:00 në Kinemanë Jusuf Gërvalla.

-Puna drejt barazisë në industrinë e filmit" më datën 15.08 në orën 17:00-18:00  në Galerinë e Arteve në Pejë. Ardhja e saj mbështetet nga Ambasada Franqeze në Kosove.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)