25 Prill 2024

Rapsodë nga të gjitha trojet shqiptare në Festivalin “I këndojmë lirisë”

Klinë, 20 prill - Në Festivalin Folklorik gjithëkombëtar  “I këndojmë lirisë”, që mbahet në Klinë më 6, 7 dhe 8 qershor do të marrin pjesë grupe artistike, rapsodë, valltarë  e instrumentist nga të gjitha trojet shqiptare.

Drejtori i Festivalit, Dibran Fylli në mbledhjen e Drejtorisë  së festivalit ka thënë se sivjet në këtë festival do të marrin pjesë grupe artistike nga të gjitha trojet shqiptare, ndërsa seleksionimin do ta bëj Drejtoria artistike në krye me Halit Gashin.

 Ndërkaq, skena do të e dizajnuar profesionalisht, ashti siç e meriton ky festival gjithëkombëtar.

Në këtë mbledhje  u  zgjodhën bartësit e grupeve punuese, Sekretar i Festivalit u zgjodh Ramadan Selimi, kurse kryeredaktor i Gazetës “Lyra” u zgjodh Enver Maloku.

Aziz Desku, drejtor Komunal i Ekonomisë dhe i Financave, paraqiti aspektet dhe koston e shpenzimeve të Festivalit dhe procedurat e tenderimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)