19 Mars 2024

QKK-ja organizon Javën e Filmit të Kosovës në Bujanoc

Prishtinë, 16 dhjetor - Qendra Kinematografike e Kosovës në bashkëpunim me Këshillin Nacional Shqiptar dhe Shtëpinë e Kulturës, për vitin e dytë me radhë organizojnë Javën e Filmit të Kosovës në Bujanoc nga data 20 deri më 24 dhjetor.

Gjatë javës do të shfaqen katër filma të metrazhit të gjatë dhe dy të metrazhit të shkurtër të realizuar në vitet e fundit në Kosovë.

Java e filmit do të hapet me filmin e propozuar nga Kosova për çmimet OSCARS, “Zana” nga Antoneta Kastrati, dhe do të vazhdoj me filmin “Echo” nga Dren Zherka, “Pranverë e Paharruar në Fshatin e Harruar” nga Kushtrim Bekteshi, “Babai” nga Visar Morina, “Në mes” nga Samir Karahoda, dhe “Shok” nga Jamie Donoughue.

Filmat do të shfaqen në Shtëpinë e Kulturës çdo ditë nga ora 18:00 nën përkujdesjen e koordinatorit të projektit z.Nagip Tashi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)