28 Mars 2024

Qendra Universitare e Gjenevës mbështetë fushën e infermierisë në Kosovë

Gjenevë, 23 janar - Në organizim dhe iniciativë të Konsullatës së Kosovës në Gjenevë dhe Odës Ekonomike Zvicër- Kosovë,  nën koordinimin e Ministrisë së Shëndetësisë,  ka nisur bashkëpunimi ndërmjet  Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës dhe Qendrës Universitare të Gjenevës- HUG.

Ky bashkëpunim ka filluar pas takimit që kishte kohë me parë Ministri i Shëndetësisë së  Republikës së Kosovës, Z. Uran Ismaili me ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Z. Jean-Hubert Lebet, i cili ka premtuar mbështetjen  financiare për realizim të ndihmesës dhe projekteve konkrete për shëndetësinë e Kosovës.

Në kuadër të fillimit të këtij bashkëpunimit,  pas takimeve të zhvilluara në Kosovë nga ekspertë të deleguar nga Oda Ekonomike e Zvicrës  dhe rekomandimeve te dala, është propozuar që  një delegacion zyrtar  i emëruar nga Z. Uran Ismaili, Ministër i Shëndetësisë, të udhëtoj për Gjenevë në takim me përfaqësues të HUG. Delegacionin e përbënin  Z. Ardian Ferizi, Shef i Kabinetit të Ministrit të Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, Dr. Basri Sejdiu, UD. Drejtor i Përgjithshëm SHSKUK,  Znj. Fetije Huruglica, Udhëheqëse  e Divizionit të Infermierisë në MSH, znj. Lirije Beqiri, Koordinatore e Infermierisë në SHSKUK.

Z. Ramdan Avdiu, Konsull i Përgjithshëm në kuadër të Konsullatës së Kosovës në Gjenevë, tha se në bashkëpunimit me Ambasadën  e Zvicrës në Kosovë dhe  me Odën Ekonomike Zvicër- Kosovë, e kanë parë të nevojshme inicimin e bashkëpunimit ndërmjet SHSKUK-së dhe HUG-it të Gjenevës.  Sipas tij, është vlerësuar si shumë e nevojshëm fillimi i bashkëpunimit dhe ndihmesa që mund të japë  Qendra Klinike Universitare e Gjenevës për QKUK-në, me theks të veçantë në infermieri, për ngritjen menaxheriale  dhe profesionale të infermierëve, por edhe në fushat e tjera më specifike infermierore.

Delegacioni  nga  Kosova gjatë gjithë kohës është mbështetur dhe asistuar nga Z. Rexhep Bajraktari, këshilltar në  Konsullatën e Kosovë në Gjenevë.

Z. Ardian Ferizi, shef i Kabinetit të Ministrit të Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, njëherësh anëtar i Bordit Drejtues SHSKUK, tha se në Kosovë janë duke u bërë reforma të përgjithshme në shëndetësi dhe ndihmesat e përvojat  dhe përkrahja e HUG të Gjenevës do të jenë të mirëseardhura, qoftë përmes trajnimeve specifike, por edhe fushave tjera të bashkëpunimit. Ai u interesua edhe për funksionimin e Sistemit Informimit Shëndetësorë dhe ndihmesat që mund të ofrojë  HUG e Gjenevës për shëndetësisë përmes modeleve që ata kanë aplikuar e që janë treguar funksionale. Poashtu, edhe fushat tjera me rëndësi për zhvillimin e përgjithshëm të shërbimeve shëndetësore në Kosovë.

Në takimet e mbajtura në Qendrën Klinike Universitare të Gjenevës, Znj. Nicole Rosset, zv.  drejtoreshë e çështjeve të jashtme në HUG, fillimisht bëri një prezantim të përgjithshëm të punës së HUG dhe shërbimet që ofrohen atje.

Znj. Rosset,  shprehu gatishmërinë për të këmbyer përvojat  me delegacionin nga Kosova dhe  se janë të interesuar të ndihmojnë në të gjitha fushat, me theks të veçantë në zhvillimin  përgjithshëm të infermierëve, qoftë aftësive menaxheriale, por edhe atyre profesionale.

Z. Arnaud Perrier, drejtor mjekësor i HUG, shpjegoi organizimin e tërësishëm të HUG, arritjet e këtij institucionit, duke shprehur gatishmërinë që  të ndihmojë në shëndetësinë e Kosovës, duke sjellë edhe përvojat e tyre dhe stafit shëndetësorë të bazuara në standardet dhe rekomandimet edhe të OBSH të HUG.

Dr. Basri Sejdiu- UD. Drejtor i Përgjithshëm i SHSKUK-së,  falënderoj konsullatën e Kosovës, zyrtarët e HUG dhe odën ekonomike Zvicër- Kosovë, për mundësinë e bashkëpunimit me SHSKUK dhe ndihmesat konkrete që mund të vijnë për SHSKUK. Ai prezantoj fushat në të cilat ka nevojë për mbështetje SHSKUK. Ai kërkoj përkrahje  për lëmenjtë specifik si në kardiokirurgji, radioterapi, anestezion, por edhe fusha të tjera specifike  nw tw cilat SHSKUK ka nevojw tw mbështetet.

Znj. Fetije Huruglica dhe Znj. Lirje Beqiri,  pas prezantimit te zhvillimeve në infermieri kërkuan që sa i përket infermierëve,  bashkëpunimi të përqendrohet në fushën e edukimit profesionalë dhe menaxheriale të kryeinfermiereve të klinikave në QKUK, por edhe ngritja e përgjithshme,  qoftë ngritjes së nivelit të komunikimit përmes trajnimeve, por edhe shkathtësive tjera klinike.

Z. Sebastien Savornin,  zëvendës drejtor i kujdesit shëndetësor, prezantoi  punën e përgjithshme, mënyrën e organizimit të përgjithshëm të shëndetësisë, i përqendruar  edhe tek funksionimi i sistemit të informimit shëndetësorë dhe funksionimin e përgjithshëm.

Stefan Sarkany, kryetar i Odës Ekonomike, Zvicër-Kosovë, tha se gjatë vizitës në Kosovë në bashkëpunim edhe me zyrtarët në Kosovë kanë parë të udhës të përqendrohen në investimet në shëndetësi dhe ndihmesat që mund të japë QKUK e Gjenevës për shëndetësinë e Kosovës.

Ai premtoi se do të vazhdojë të angazhohet për të realizuar marrëveshje bashkëpunimi me qëllim të ndihmesave konkrete.

Në fund të takimeve dhe diskutimeve dy ditore u morë vendim që pas kërkesave dhe nevojave të paraqitura nga delegacioni kosovarë,  zyrtarët e HUG të përgatisin një plan dhe projekt konkret për fillim të përkrahjes konkrete për Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK)dhe shëndetësinë e Kosovës në përgjithësi.

 



 
   
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)