21 Janar 2021

Publikohet albumi 'Rrugës' nga Shpat Deda

Prishtinë, 21 dhjetor - Kantautori Shpat Deda e ka publikuar mbrëmë albumin e tij të tretë me titull 'Rrugës' në platformat kryesore dixhitale online siç janë Spotify, Apple Music, Deezer, iTunes, Amazon Music, e kështu me radhë.

Në përgjegje ndaj situatës së rënduar me pandeminë, dhe me qëllim të ngrohjes në fund të këtij viti të zymtë, kantautori ka zgjedhur ta lansojë albumin edhe ne Youtube, ku shoqërohet nga ilustrimet origjinale dhe shumë të veçanta të albumit.

Në këtë formë, albumi 'Rrugës' është dhuratë për të gjithë ata që duan ta dëgjojnë, dhe mund të gjendet në të gjitha faqet zyrtare të kantautorit dhe në www.shpatdeda.com.

Surpriza e madhe e këtij albumi është bashkëpunimi i Shpat Dedës me artisten britanike me famë ndërkombëtare Joss Stone në këngën 'Marinari i Vogël', ku Joss Stone këndon krahas Shpatit në gjuhën shqipe.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Dhjetor 2020 - Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti bashkë me përfaqësuesit e SBASHK-ut, mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj Ibrahim Mustafes për peqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 9:30)

- Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi do të mbahet konferenca vjetore e Prokurorëve, e cila këtë vit për shkak të situatës me pandeminë Covid-19, organizohet në formë virtuale. (Platforma “Zoom”, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Beni Kizolli do të mbajnë konferencë për shtyp. (Shtëpia e Bardhë, ora 10:00)

- Komuna e Skenderajt së bashku me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, për nder të 23 vjetorit të triumfit të familjes Jashari ndaj sulmit të dytë të forcave serbe, do të bëjnë homazhe në shenjë nderimi për heroizmin e jashtëzakonshëm të familjes Jashari. (Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, ora 10:00)

- Kryetari i komunës Xhafer Tahiri, prezanton Planin për Rimëkëmbje Ekonomike të Vushtrrisë. (Ndërtesa e komunës, ora 11:00)