24 Prill 2024

Promovohet monografia “Futbolli i Kosovës 1919-2019” i autorit Azem Brovina

Prishtinë, 13 shkurt - Në organizim të shtëpisë botuese “Orfeu” nga Prishtina sot promovohet monografia “Futbolli i Kosovës 1919-2019” me autor  doajenin e gazetarisë kosovare, Azem Brovina.

Për monografinë e Brovina pritet të flasin njohës të historisë së futbollit kosovar, gazetarë dhe sportistë të njohur. 

Ky libër për shumë arsye është i veçantë, sepse është i shkruar mjeshtërisht, i argumentuar me gjuhën e fakteve dhe të statistikave, dhe si i tillë i tejkalon kornizat e një historie sporti.

Monografia e  Brovinës, në fakt është historia gjithëpërfshirëse e futbollit tonë, e cila, si e tillë, ka qenë hallkë e munguar e kronikës njëshekullore të Kosovës

Promovimi mbahet në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë dhe fillon në orën 13:30.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)