25 Prill 2024

Promovohet libri i Sevdije Ahmetit “Ditari i një gruaje të Kosovës”

Prishtinë, 7 qershor - Sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” në kuadër të shënimit të 20-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë shtëpia botuese “Buzuku” promovon librin e veprimtares Sevdije Ahmeti (1944-2016), "Ditari i një gruaje të Kosovës (Shkurt 1998 - mars 1999) - Lufta përpara luftës".

Parathënia e këtij libri është shkruar nga Shkëlqesia e saj, Presidentja Atifete Jahjaga dhe ish-shefi i Misionit të Përkohshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Përfaqësues Special i Sekretarit të Përgjithshëm, z. Bernard Kouchner.

Sevdije Ahmeti më 2003 ka botuar në Paris në gjuhën frënge këtë libër që mban titullin “Journal d’une femme du Kosovo: Fevrier 1998-Mars 1999” me nëntitull “La guerre avant la guerre”.

Sevdije Ahmeti ishte aktiviste për të drejtat e njeriut, me theks të veçantë për të drejtat e grave.

Ajo ishte ndër zërat e parë që trajtoi çështjen e të mbijetuarve të dhunës seksuale nga lufta e fundit në Kosovë. Fillimisht Ahmeti ka punuar në institucionin e lartë kulturor të Kosovës së paraluftës, Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare, derisa u largua nga puna nga masat e dhunshme të instaluara nga Serbia në vitin 1989.

Menjëherë pas largimit, ajo u rreshtua në frontin e aktivistes duke kontribuuar në Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut. Ahmeti bashkë me Vjosa Dobrunën më 1993 themeluan Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve.

Po ashtu Sevdije Ahmeti tregoi guxim dhe profesionalizëm në dorëzimin e provave në Gjyqin Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë lidhur me dhunën seksuale dhe keqtrajtimet e kryera ndaj grave të Bosnjës dhe të Kroacisë, kur ato u strehuan si refugjate në Kosovë.

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka pasur nderin që zn. Ahmeti ka qenë anëtare e Bordit për vite me rradhë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)