19 Mars 2024

Promovohet libri “Hotel Grandi dhe reportazhe të tjera” i Nerimane Kamberit

Prishtinë, 30 prill - Në kuadër të aktiviteteve të Ambasadës së Francës për të shënuar njëzetë vjetorin e përfundimit të luftës dhe mbështetjes së librit në Kosovë, Ambasada e Francës në bashkëpunim me Aleancën Franceze të Prishtinës organizojnë promovimin e librit të gazetares Nerimane Kamberi “Hotel Grandi dhe reportazhe të tjera”.

Ky libër përmban  një përmbledhje të reportazheve për Kosovën, kujtimet, komunitetet etnike, fenë, artin dhe kulturën, luftën dhe paqen.

Ky libër është botuar nga Shtëpia botuese Koha me mbështetjen e Ambasadës sê Francës në Kosovë.  Artikujt janë në frëngjisht (origjinali) dhe të përkthyer në shqip. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)