20 Korrik 2019

Prishtina caktohet qyteti nikoqir i Manifesta 14

Prishtinë, 3 maj – Manifesta, bienalja nomade evropiane, shpalli Prishtinën, kryeqytetin e Kosovës, si qytetin e parë nikoqir të Ballkanit për edicionin e 14-të të Manifesta qe do të mbahet në vitin 2022.
 
Që nga zanafilla në fillim të viteve 1990, misioni i Manifesta-s është të shqyrtojë topografinë e ndryshueshme kulturore të Evropës. Çdo dy vite, Manifesta shikon botën përmes prizmit të situatës specifike të një qyteti të ri nikoqir. Bordi Mbikëqyrës i Manifesta-s zgjodhi qytetin e Prishtinës në Kosovë për shkak të rëndësisë gjeografike dhe gjeopolitike të Ballkanit në lidhje me historinë e  fundit të Evropës dhe të ardhmen e saj. Në historinë e saj relativisht të re si kryeqyteti i shtetit më të ri kombëtar të Evropës, qyteti i Prishtinës ka përjetuar transformime të mëdha në peizazhin e saj nga politika të pakufizuara neoliberale të privatizimit të hapësirave të hapura urbane. Manifesta synon të mbështesë qytetarët e Kosovës në ambicien e tyre për të rimarrë hapësirën publike dhe për të rishkruar të ardhmen e qytetit të tyre si një metropol me horizont të gjerë në zemër të Ballkanit.

Prishtina paraqet një lokacion unik për të parë të kaluarën dhe për të menduar për sfidat aktuale me të cilat po përballet Evropa nga një perspektivë e papritur dhe heterogjene. Kjo qendër urbane që po ndryshon shpejtë në udhëkryqin ndërmjet Evropës Jugore dhe Lindore do të mundësojë që Manifesta 14 të hetojë se si kultura bashkëkohore dhe praktikat sociale mund të adresojnë identitetin e një vendi që është po aq i përbërë sa është edhe polimorfik.

Prishtina u përzgjodh nga Manifesta për të organizuar edicionin e 14-të të bienales bazuar në ofertën e fortë të dorëzuar nga Qyteti i Prishtinës. Bordi pranoi oferta nga qytete të ndryshme evropiane dhe më pas ndërmori hulumtime të hollësishme për secilin kandidat, duke përfshirë udhëtimet hulumtuese, si pjesë të procedurës së përzgjedhjes. Përzgjedhja e qytetit nikoqir tri vite para bienales është pjesë e një strategjie që mundëson angazhim më të madh me rajonin pritës dhe ndërton lidhje ndërmjet qyteteve nikoqire.
 
Në një konferencë zyrtare për shtyp në Prishtinë më 3 maj 2019, Drejtoresha e Manifesta-s, Hedwig Fijen; Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti; Drejtoresha për Kulturë në qytetin e Prishtinës, Blerta Basholli;  dhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, Kujtim Gashi; zyrtarisht shpallën Prishtinës si qytetin nikoqir të Manifesta 14.

Shpend Ahmeti, Kryetar i Komunës së Prishtinës:

Qyteti jonë është krenar dhe ka nderin të organizojë Manifesta-n në vitin 2022. Në një vend ku 50 për qind e popullatës së saj mikpritëse janë më të rinj se 25 vjeç, ku arkitektura osmane përzihet me filozofinë neoliberale të pasluftës, ka shumë për të diskutuar, ka shumë për të bërë dhe ka shumë hapësirë publike për ta rimarrë. Manifesta është ajo që na duhet jo vetëm për të nxitur një diskutim të sinqertë për drejtimin e qytetit, por edhe si një shembull i rilindjes së qyteteve, artit dhe arkitekturës në Ballkanin Perëndimor. Manifesta ka dhënë përgjigjen më të rëndësishme për ofertën tonë - Ballkani është Evropë dhe ne mund t'i kontribuojmë debatit.

Hedwig Fijen, Drejtoreshë e Manifesta-s:

Siç është shprehur edhe në ofertë, Kosova duket se po kalon nëpër revolucionin e vet të heshtur në aspektin e lëvizshmërisë. Një rritje në shkëmbim ndërmjet rajonit të ri rivitalizon marrëdhëniet historike por edhe krijon lidhje befasuese. Kjo liri për të lëvizur brenda rajonit u ka dhënë kosovarëve një mënyrë të re për të menduar për veten e tyre, si e organizojnë jetën e tyre, dhe si e përjetojnë veten e tyre në lidhje me rajonin dhe botën në përgjithësi. Përveç kësaj, Kosova nuk ndodhet vetëm brenda territorit të vet sovran, por manifestohet edhe me një diasporë të gjallë në tërë botën.

Paraliza kulturore, ligjore dhe politike e viteve 1990 rezultoi në një humbje të ndjenjës së hapësirës publike dhe një mungesë të njohjes, gjë që është e zakonshme. Uroj që Manifesta të mund t'i ofrojë Prishtinës mjetet për të rindërtuar, ripërcaktuar dhe për të rikthyer një hapësirë publike të radikalizuar dhe të larmishme, që duket sikur edhe sot cilësohet si një vepër kulturore subversive, dhe e cila mund të bëhet një thirrje për ndryshim.
 
Manifesta 13 do të zhvillohet në Marsej, Francë në vitin 2020, me një ekip artistik të përbërë nga Drejtoresha e galerisë ifa, Alya Sebti; Kuratore Kryesore e Lartë e Fondacionit VAC, Katerina Chuchalina; Drejtoresha për hulumtime në institutin Het Nieuwe, Marina Otero Verzier; dhe Drejtori i ICA London. Manifesta 13 në Marsej do të jetë e hapur nga 7 qershori deri më 1 nëntor 2020 dhe do të zhvillohet në lokacione të ndryshme në tërë qytetin.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 korrik 2019

- Në kuadër të aktiviteteve "Ditët e Diasporës 2019"  Komuna e Deçanit në bashkëpunim më Grupi Lokal i Veprimit “Gjeravica“, organizojnë aktivitetin tradicional “Dita e Qethjes së Deleve, 2019‘’. (Bjeshkët e Strellcit , të ‘’Stanët e Shalës‘’, ora 10:00)

- Lëvizja mban konferencë për media në të cilën flasin Kryetari Albin Kurti dhe nënkryetari Besnik Bislimi. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes se edicionit te parë të Prishtina Gastronomy Festival. (Sheshi “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 12:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes zyrtare të pikës kufitare Restelicë-Strezomir. (Pika kufitare Restelicë - Strezomir, ora 12:00)

- Behët zbulimi i pllakës së përkujtimit të Betimit të Brigadës 131 dhe promovimi i dokumentarit të historikut të Brigadës 131 të UÇK-së. (Fshati Baran, ora 18:00)