20 Prill 2024

Prishtina bëhet edhe me një sallë alternative

Prishtinë, 13 prill - Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Administratës Publike nënshkruan sot marrëveshje mirëkuptimi, me qëllim të marrjes në shfrytëzim të përkohshëm të sallës së kinemasë në ndërtesën Aneks, të njohur më parë si “Salla e Armatës”, në rrugën “Brigada e Kosovës”.

Përmes kësaj marrëveshjeje Komuna fiton të drejtën për dhënie në shfrytëzim të sallës për palët e treta për ngjarje të ndryshme kulturore, sportive e rinore.

Javëve në vijim do të njoftojmë për shfrytëzimin e kësaj hapësire në bashkëpunim me ideatorët e rikthimit të sallës në hapësirë alternative të kulturës në kryeqytet. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)