25 Prill 2024

Prezantohet shfaqja për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Prishtinë, 6 dhjetor - Qendra për Art dhe Komunitet - Artpolis organizon shfaqjen e performances “Stigma - Kërko të drejtën tënde” e cila është një ndër shfaqjet e para në Kosovë organizuar nga ku adresohet stigma e shoqërisë kosovare dhe ballafaqimet e të mbijetuarave të dhunës seksuale.

Peformanca është pjesë e projektit “Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të njeriut në Kosovë përmes shoqërisë civile aktive”, financuar nga BE-ja dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, nën Instrumentin Evropian për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, zbatuar nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Artpolis.

Projekti synon në përgjithësi të përmirësojë respektimin e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore në Kosovë. Specifikisht, të promovojë rolin e Avokatit të Popullit dhe funksionin e tij, ashtu që të sigurojë promovimin, mbrojtjen, mbikëqyrjen e të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve nga veprim

Forum teatri që trajton një temë të ndjeshme kolektive do të shfaqet në kuadër të 16 Ditëve të Aktivizmit Kundër Dhunës në Baza Gjinore, një temë që ka prekur gati çdo vend të dalë nga konflikti, çdo vajzë, grua apo familje që i kanë mbijetuar dhunës seksuale.

Një histori që s’ka fjetur kurrë në mendjet e atyre që u ka ndodhur, një truamë kolektive që ka pëlotur burra, gra dhe fëmijë, që ka gjujnëzu një komunitet,dhe që vazhdimisht kërkohet drejtësi për të gjitha ata/ato të cilat bashkjetojnë me këtë ngjarje. 

Facilitatore: Zana Hoxha - Krasniqi; Regjia: Lulzim Bucolli ndërsa aktorë: Anisa Ismajli, Kushtrim Qerimi, Qendresa Kajtazi, Gani Rrahmani.

Kjo shfaqje është krijuar në kuadër të projektit “Mbrojtja dhe Promovimi i të Drejtave të Njeriut në Kosovë Përmes Shoqërisë Civile Aktive”, projekt i financuar nga BE-ja dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, nën Instrumentin Evropian për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, zbatuar nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Artpolis, në partneritet me Zyrën e Avokatit të Popullit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)