28 Mars 2024

Prezantohet 'Evetari - Ringjallja e alfabetit të harruar Shqiptar'

Prishtinë, 1 dhjetor - Galeria Kombëtare e Kosovës bën prezantimin 'Evetari - Ringjallja e alfabetit të harruar Shqiptar' me Edon Muhaxherin.

Edon Muhaxheri është artist i diplomuar në RIT Kosova. Në Maj 2017, ai prezantoi temën e diplomës së Masterit në Artet e bukura.

Evetari, i cili fokusohet në ringjalljen e alfabetit origjinal të harruar, nga libri i parë Shqipëtar ABC në vitin 1844.

 Për mbrojtjen e temës së Edonit, MFA në Praktikën e Ilustrimit në Institutin e Maryland, Kolegji i artit aranzhoi prezencën e Ellen Rixford, një artist i mirënjohur dhe kontribues në botën e sotme të automatizuar.

Puna e tij autentike i siguroi një intervistë me Steven Heller për Magazinën PRINT, e cila u pasua me shfaqjen në GDUSA, AIGA Eye on Design, Design Week, How Things Work, dhe media tjera lokale dhe ndërkombëtare, duke perfshirë AFP, KOHA, Prishtina Insight, Flatra dhe shume tjera.

Së fundmi, programi Fulbright ka shënuar punën e Edonit me një storje personale në blogun e tyre zyrtar.

Puna e tij vazhdimisht ndjeket dhe vlersohet publikisht nga Shkëlqesia e saj Abasadorja e Republikës së Kosovës në DC, Vlora Çitaku, dhe Shkëlqesia e tij Abasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie.

Ai ka prezantuar punën e tij disa herë në MICA, Ambasadën e Shqipërisë në DC, dhe në Universitetin George Washington, gjatë ngjarjes së Fulbright.

Këtë Nëntor Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës dhe Minisitria e Kulturës së Shqiprisë, së bashku kanë ftuar atë të prezantojë punën e tij në Korçë, vendlindja e Naum Bredhit, autorit të librit të parë Shqipëtar ABC, në vitin 1844.

Edoni është i angazhuar si mësim-dhënës në studimet postdiplomike MFA in Illustration Practice, dhe ‘Eksperienca e vitit të parë’, niveli bachelor, në Maryland Institute, Kolegji i Artit në Baltimore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)